Mos ja jepni energjinë tuaj njerëzve që nuk e meritojnë atë
18/04/2024 Shpërndaje

Mos ja jepni energjinë tuaj njerëzve që nuk e meritojnë atë

*Laura Xhaxho

Ja se si të identifikoni dhe shmangni vampirët e energjisë në jetën tuaj personale dhe profesionale.

Çfarë është një vampir energjie?

Një vampir energjie është një person që na merr të gjithë energjinë sa herë që kalojmë kohë me të, duke na bërë të ndihemi më keq  pas takimit me të. Këta janë njerëzit, emri i të cilëve kemi frikë që t’i takojmë rastësisht në rrugë, apo të lexojmë emrin e tyre në ekranin e telefonit.

Një vampir i energjisë mund të jetë një mik, një koleg ose, shumë shpesh, një i afërm. Me siguri një emër tashmë ka dalë në kokën tuaj ndërkohë që po e lexoni këtë.

Këtu janë disa arketipe klasike të Vampirëve të Energjisë:

Viktima: Viktimës i pëlqen t’u bëjë të ditur njerëzve se si po merr fund jeta e tyre. Ata shpesh fajësojnë të tjerët për fatkeqësinë e tyre dhe do përpiqen të na zbresin në nivelin e tyre pesimist kur jemi me ta.

Narcisti: Narcistët kujdesen vetëm për veten dhe problemet e tyre; ata priren të marrin të gjithë oksigjenin në dhomë dhe duhet të jenë në qendër të vëmendjes. Në mënyrë tipike, pasi kemi kaluar kohë me një narcisist, kuptojmë që mezi kemi marrë një fjalë dhe ata nuk na kanë bërë kurrë një pyetje të vetme për jetën tonë.

Mbretëresha/Mbreti i Dramës: Këta mbretër dhe mbretëresha kërkojnë dhe shijojnë dramën – mund t’i dallojmë lehtësisht këta njerëz nëpër media sociale, sepse ata gjithmonë shpërndajnë gjithçka që përjetojnë, të mira apo të këqija.

Të gjithë njohim njerëz që përkojnë me këto përshkrime, ndaj dhe kemi frikë të kalojmë kohë me ta duke u përpjekur të kufizojmë ekspozimin tonë.

Mbajini larg vampirët e energjisë sa të mundeni! Filloni duke i identifikuar dhe pastaj reagoni. Kujdes ku ata ulen në jetën tuaj personale apo profesionale.

© 2024, Pozitivi. All rights reserved.