Zemra trime!
22/03/2019 Shpërndaje

Zemra trime!

Ndërsa treni ishte gati të nisej, udhëtarët zunë ngadalë në vendet e tyre. Rezervova shtratin e poshtëm, në mënyrë që të mund të shijoja bukurinë jashtë ndërsa treni lëvizte. Nuk e di pse gjithmonë kam preferuar të zë vendin e dritares. Një zonjë e moshuar zuri vendin përpara meje. E pashë dhe thashë duhet të jetë rreth të tetëdhjetava. Në një moment, shkëmbyem shikimet. Ajo më buzëqeshi. Me mirësjellje, iu përgjigja edhe unë. Të dyja ishim të heshtura. Në atë kohë, treni ishte me shpejtësi të madhe.

Ishte ora 4:50, e pasdites. Unë nuk mund të rezistoja më shumë dhe e pyeta: Ku po shkoni? Ajo më pa dhe miqësisht tha: ‘Kampi ushtarak, e dashur’. Papritmas entuziazmi im u dyfishua për të mesuar arsyen. I thashë me edukatë: ‘po viziton dikë?’ Ajo buzëqeshi dhe tha, ‘Po!’

Vetëm për të vazhduar bisedën, unë iu drejtova me një humor shumë të këndshëm, ‘Teta, ju duhet të ndjeheni tepër e ngazëllyer që do të shihni fëmijën tuaj të madh’.

Ndoshta, kjo pyetje e lëndoi pak, por me guxim u përgjigj: ‘Oh, e dashur! Je shumë e ëmbël! Gjithsesi, kisha vetëm një djalë që u bashkua me ushtrinë dhe u vra nga një sulm terrorist disa ditë më parë. Bleva aq shumë rroba të reja dimri për të. Prandaj mendova pse të mos i dërgoj rrobat e djalit për disa ushtarë të tjerë, në këtë mënyrë do ta kufizoj trishtimin dhe do të isha e lumtur duke menduar se djali im i ka veshur ato”.

Unë u habita kur dëgjova ngjarjen që i ka thyer zemrën! E përshëndeta zonjën e moshuar nga thellësia i zemrës. Më pas po mendoja për zemrën e saj te guximshme!

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.