Zbuloni magjinë e natyrës së virgjër të Shtegut të Ngjyrave
22/07/2022 Shpërndaje

Zbuloni magjinë e natyrës së virgjër të Shtegut të Ngjyrave

Të gjitha ata që janë të apasiouar pas natyrës apo ecjeve në distancë të gjatë mund të zgjdhni Shtegun e Ngjyrave, i cili është pjesë i Parkut Natyror Korab-Koritnik.
Ky shteg kalon nga bjeshkët e Çajës të Kukësit dhe vazhdon deri në Fushën e Korabit. Sezoni i verës është më i bukuri për ta vizituar pasi shumëllojshmëria e luleve të kësaj zone e kthejnë atë në një parajsë të vogël në tokë. Afrim Tahiraj inxhinjer ndërtimi në profesion por i ngshtë me natyrën. Prej 3 vitesh ai është një ndër promovuesit kryesor të Shtegut të Ngjyrave. Për pozitivi.org tregon vecantinë e natyrës së virgjër.

Shtegu i Ngjyrave në Kukës është destinacioni turistik që vit pas viti po tërheq vëmëndjen e shumë turistëve, cfarë të vecantë ka ky vend?


E veçantë është pamja që ofron një nga kullotat alpine më të mëdhaja në Europë, dhe horizonti i pafund i këtyre kullotave që vazhdon në pafundësi. Pastaj sigurisht dhe lulet e shumëllojshme në shteg, në periudhat Maj-Qershor-Korrik.

Pse quhet Shtegu i Ngjyrave?


Quhet kështu për shkak të shumëllojshmërisë së luleve që rriten në shteg, ku sidomos në qershor i gjen gjitha ngjyrat.

Ju keni qënë ndër të parët që e keni promovuar këtë vend, si e zbuluat ju shtegun e ngjyrave?
Unë jam i lindur në atë zonë dhe jam rritur me përshkrimet e të afërmve të mi në lidhje me lulet dhe kullotat alpine të asaj zone. I kam vizituar shumë vite më parë personalisht këto lëndina, derisa para tre viteve u bëra bashke me një grup miqsh dhe filluam nje fushatë promovimi në rrjetet sociale, që ka qenë e suksesshme.

A mund ta shkojë cdo grupmoshe per te vizituar Shtegun e Ngjyrave?


Është një shteg i lehtë, pa vështirësi teknike, mund ta rekomandoj për grupmosha mbi 10 vjeç, nën shoqërine e familjes.

Me cfarë udhëtohet për të shkuar tek Shtegu i Ngjyrave?

Pjesa e parë është udhëtim me makinë drejt fshatit Novosej, ku nisja bëhet pak pa vajtur te liqeni i Kallabakut, dhe përshkruhet nga çdo veturë. Ose drejtimi tjetër ështe ai nga fshati Shishtavec, nga nga Guri i Mëngjesit, me automjet gjysëm fuoristradë. Personalisht preferoj itinerarin e dytë . Është 6 orë në këmbë deri tek Shtegu Ngjyrave.

Ju jeni marrë shumë me promovimin e Shtegut të Ngjyrave cfarë të ka tërhqeur më shumë?


Përveçse jam nga ato anë dhe ndiej detyrim ndaj vendlindjes, realisht e mendoj si një nga shtigjet më të bukura në Shqipëri, për shkak të peisazhit unik.

Si është jetesa e banorëve në këtë zone?


Shtegu fillon nga fshatrat Shishtavec-Novosej dhe përfundon në Çajë. Banorët e fshatit Çajë vuajnë mungesën e rrugës, e cila është problem për zhvillimin e turizmit në zone. Banorët e këtyre zonave kryesisht jetojnë me bujqësi, blegtori si dhe mbledhje të bimëve medicinale apo dhe boronicave.

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.