Zbuloi si luftohet kanceri, Jim Alison tregon si e fitoi çmimin Nobel
Jim Allison u etiketua si hero pas publikimit të disa prej hulumtimeve mjekësore të shekullit të fundit. Por para se të fitojë çmimin Nobel, ai po punonte pa u lodhur për të provuar teoritë e tij kundër një komuniteti shkencor skeptik.
Në vitet ’90, Allison u quajt “qesharak” kur pohoi se sistemi imunitar mund të luftonte kancerin. Megjithëse u hodh poshtë herë pas here nga studiuesit dhe kompanitë farmaceutike, Allison zhvilloi bazën për medikamente imuno-onkologjike e njohur gjithashtu si “lpi”.
Allison u frymëzua të studiojë trajtime mbi kancerin kur mamaja i vdiq pas një beteje të gjatë me limfomë kur ai ishte vetëm 11 vjeç. Pas vdekjes së nënës së tij, Allison humbi vëllain dhe dy xhaxhallarë nga kanceri.
Megjithatë, Allison kaloi vite duke hulmtuar derisa arriti ta vërtetojë se ka zbuluar trajtime që të zhdukin tumoret. Që nga zhvillimi i tyre, trajtimet e kancerit me lpi kanë pasur sukses me mbi një milion njerëz të diagnostikuar në mbarë botën, përfshirë ish-presidentin Jimmy Carter.
“Unë nuk e nisa këtë punë në përpjekje për të kuruar kancerin, por kur pashë implikimet për pacientët në mbarë botën, kam qenë i vendosur të ndërtoj ilaçe për pacientët me kancer”, Tha Allison, i cili është profesor dhe kryesues i imunologjisë dhe drejtor ekzekutiv i platformës së imunoterapisë në MD Anderson Cancer Center në Universitetin e Teksasit.
Si një mënyrë për ta falenderuar, Allison u nderua me Çmimin Nobel të 2018 për fiziologji ose mjekësi. Kohët e fundit, regjisori Bill Haney lëshoi një dokumentar rreth Allison muajin e kaluar, dhe është përshëndetur si një kryevepër.
“Unë kam qenë i interesuar të bëj një dokumentar që bashkon amerikanët”, tha drejtori Bill Haney. “Një nga bekimet e punës së Xhimit është se nuk ka amerikanë të pasur, të varfër, të Veriut, Jugut, të Kuq, Blu, të cilët janë pro kancerit. Duke parë punën e mrekullueshme të Jim dhe ekipit të tij ne mund të shohim se si të punojmë së bashku për të mirën e përbashkët. Revolucioni shkencor që Jim ka nxitur në imuno-onkologji po ndryshon jetën e miliona pacientëve dhe familjeve të tyre, në mbarë botën”.
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
