Ronald Nasson, veterani shqiptaro-amerikan
28/05/2019 Shpërndaje

Ronald Nasson, veterani shqiptaro-amerikan

Ronald Nasson është veteran dhe komandant i veteranëve shqiptaro-amerikanë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në këtë Ditë Përkujtimore duhet të kujtojmë dhe falënderojmë të gjithë ata që shërbyen dhe dhanë jetën e tyre për këtë vend të mrekullueshëm.

Ishte komandant Nasson ai që zbuloi të enjten në qytetin e Korçës memorialin me 26 emrat e ushtarakëve sekretë shqiptaro-amerikanë që ndihmuan në rezistencën çlirimtare kundër gjermanëve.

Nasson mban postin e kryetarit të shoqatës së veteranëve të Luftës së Dytë Botërore në Boston. Shoqata u krijua në 1946 në Boston. Në 1952 ai u pranua si komandant i veteranëve të Amerikës. Babai i tij është nga Treska, mamaja është nga Katundi, ndërsa vetë Nasson kamlindur në Amerikë.

Gjuhën shqipe e flet por jo në mënyrë të përkryer. Ai është shprehur se ka kumbur pak shqipen sepse prej ushtrisë dhe universitetin u detyrua të qëndronte larg familjes, të vetmit vend ku flitej shqip.

Falë emigrantëve që janë shpërngulur në Amerikë ka filluar ta praktikojë gjuhën.

 

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.