Një dritë e vogël synon të ndihmojë në ndryshimin e botës
Njihuni me Luciun, një fener me energji diellore, i papërshkueshëm nga uji, në një mision të madh për të siguruar dritë të përballueshme dhe të lëvizshme për ata që lëvizin ose jetojnë jashtë rrjetit elektrik. Nga kampistët e çlodhjes, tek ata që vuajnë pasojat e një fatkeqësie natyrore, tek fisi Samburu në një pjesë të largët të Afrikës, krijuesit e Luci thonë: “Le të ketë dritë!” CEO dhe bashkë-themelues i MPowerD Jacques-Philippe Piverger beson se drita e tij e vogël do të ndihmojë në ndryshimin e botës.
Piverger tha se përgjithësisht njerëzit që jetojnë jashtë zonave me energji eklektrike përdorin vajguri ose dru për dritë, e cila jo vetëm që ndikon në mjedis, por edhe komprometon shëndetin dhe sigurinë. Ai gjithashtu vlerëson se njerëzit në mënyrë tipike shpenzojnë 5$ – 20 $ në muaj për karburante dhe për llampat e tyre vajguri.
“Për aq kohë sa ne mund të sigurojmë një produkt të tillë, ata do të kursejnë njëqind dollarë në vitin e parë. Kjo për njerëzit që e blejnë 2- 3 $ në ditë që është e rëndësishme”, tha Piverger.
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
