Ylli televiziv dhuron mbi 32,000 dollarë, mbyllet ferma e mishit të qenve 
01/10/2018 Shpërndaje

Ylli televiziv dhuron mbi 32,000 dollarë, mbyllet ferma e mishit të qenve 

Ylli televiziv, Simon Cowell mund të duket një djalosh i ashpër në ekranin e madh, por ka treguar se për mikun më të mirë të njeriut ka një zemër të butë. Idhulli Amerikan dhuroi 32,000 $ që të mbyllnin një fermë të mishit të qenve në Korenë e Jugut.

Falë donacionit, shpëtuesit e kafshëve do të kursejnë mbi 200 qen nga ferma dhe do t’i transportojnë në strehimore në SHBA, Kanada, Britani të Madhe dhe Holandë, për të gjetur shtëpi që do t’u dhurojë dashuri.

Kjo është ferma e 13-të e mishit të qenve që është mbyllur nga Shoqëria Humane, duke rezultuar në shpëtimin e më shumë se 1,400 qenve. Përveç shpëtimit të kafshëve, shoqata e bamirësisë gjithashtu ndihmon fermerët e mishit të qenve të fillojnë karrierën e tyre në fusha më njerëzore.

“Më shumë se 200 qen po vuajnë në kushtet më të tmerrshme, por ne kemi një shans për t’i shpëtuar. Këta qen kanë pasur jetë të vështirë deri më tani, kështu që ne duam t’i nxjerrim nga ato kafaze të tmerrshme dhe t’u japim atyre dashuri, shtretër të butë për herë të parë në jetën e tyre”, tha në një deklaratë Drejtori Ekzekutiv i HSI UK.

Megjithëse konsumi i mishit të qenve në Korenë e Jugut ka qenë një temë e diskutueshme kulturore, praktika ka qenë në rënie. 70% e Koresë së Jugut tashmë refuzojnë të hanë mish qeni falë presionit nga aktivistët e të drejtave të kafshëve dhe ndikimet perëndimore.

Edhe pse kombi nuk e ka ndaluar krejtësisht konsumin e mishit të qenve, ka ligje që i detyrojnë shitësit të jenë në përputhje me standardet e larta të higjienës, kushteve të objektit dhe trajtimit të kafshëve.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.