Vonohen për shkollë prej akullit, shoferi i autobusit blen mëngjes për të gjithë nxënësit
Një shofer autobusi në Alabama bleu mëngjesin për të gjithë nxënësit e shkollës fillore në mënyrë që ata të mos hynin në klasë të uritur pasi rrugët e akullta i vonuan për në shkollë. Administratorët e faqes së Facebook-ut të shkollës fillore Montevallo treguan historinë e aktit të mirësisë së zotit Price.
“Z. Price, një prej shoferëve tanë të autobusëve, vërtet demonstron frymën e Krishtlindjeve! Të martën për shkak të voneses se shkaktuar prej rrugëve të akullta nuk ishim në gjendje të shërbejmë mëngjesin, ai bleu biskota nga McDonald’s për të gjithë nxënësit që ndodheshin në autobusin e tij. Këtë lloj akti nxënësit tanë do ta kujtojnë përgjithmonë!”
Koordinatori i Transportit Rick Vines thotë se ai mori një telefonatë për shoferin e autobusit sepse lajmi i gjestit të tij po përhapej shpejt në Facebook. “Prindërit u thanë se mëngjesi nuk do të shërbehet për shkak se po shkonin vonë në shkollë. Ai bleu 30 deri 40 biskota, kështu që unë do të thoja se ai ndoshta bleu për çdo fëmijë që hipi në autobus”, tha WBRC.
© 2018 – 2019, Pozitivi. All rights reserved.

