Xhemelinda, studentja që sjell të rinjtë e huaj në Shqipëri
17/10/2019 Shpërndaje

Xhemelinda, studentja që sjell të rinjtë e huaj në Shqipëri

Xhemelinda Halili është 20 vjeç dhe studion psikologji. Prej një viti është vullnetare në AIESEC ku është angazhuar në drejtimin e departamentit që sjell të rinj të huaj në Shqipëri. Gjatë një interviste për pozitivi.org ajo tregon se ka shumë të rinj të huaj që duan të vijnë në Shqipëri, sidomos nga Turqia.

Të rinjtë vijnë nga vende të ndryshme si Egjipti, Italia, Franca, Portugalia, kryesisht nga vendet e Evropës. “Kryesisht vijnë nga Turqia sepse lëvizin pa viza. Kjo është një arsye pse të rinjtë turk vijnë shumë tek ne dhe ne shkojmë shumë në Turqi. Por ka edhe nga vende të tjera si Egjipti, Italia, Franca, Portugalia, kryesisht nga vendet e Evropës. Shqipëria po kthehet në destinacionin e preferuar për të rinjtë e huaj”, thotë ajo.

Xhemelinda ka pasion të madh për shkencat sociale. Zgjodhi të studiojë për psikologji për shkak se psikologjia është një shkencë që merret me ‘studimin psikik të pavetëdijshëm dhe të vetëdijshëm të njeriut’.

Përveçse sjell të rinjtë e huaj në vendin tonë, edhe Xhemelinda vetë ka përjetuar eksperienca jashtë Shqipërisë. Ajo ka qenë për 6 javë në Turqi gjatë periudhës së verës ku ka punuar për barazinë gjinore. Nga kjo eksperiencë 20 vjeçarja përveçse ka prekur më nga afër një projekt që ka të bëjë me një kërkim shkencor, ka dhënë kontributin e saj duke përfaqësuar Shqipërinë dhe femrën shqiptare.

E reja është shumë aktive në jetën e përditshme. Në kohën e lirë angazhohet në trajnime të ndryshme, të tilla si shëndeti gjithëpërfshirës si dhe ushtron pasionet e saj, fotografinë dhe realizimin e videove.

Intervista me Xhemelinda Halili për pozitivi.org:

Jam Xhemelinda Halili, studio psikologji në vitin e 3. Aktualisht jam pjesë e organizatës AIESEC prej një viti si vullnetare.

Pse u angazhove në këtë organizatë?

Gjithçka filloi nga asgjëja. Isha studente, nuk kisha sesi ta kaloja kohën e lirë dhe një mundësi shumë e mirë ishin organizatat dhe trajnimet në të cilat marrin pjesë shumë të rinj. Më njoftuan për AIESEC, aplikova aty dhe në shumë organizata të tjera por AIESSEC më bëri përshtypje më shumë se ishte ndryshe. Aty nuk mund të bëheshe pjesë direct e saj, por mund duhet të kaloje disa procedura dhe unë e mora si sfidë.

Çfarë ke bërë aty?

Kam qenë pjesë e departamentit që sjell të huajt në Shqipëri, kryesisht studentë që duan të punojnë për 6 javë në Shqipëri. Tani kam ndryshuar department.

Qëndrojmë pak tek departamenti i parë. Sa dëshirë kanë të rinjtë e huaj të vijnë në Shqipëri?

Çuditërisht janë shumë të interesuar edhe pse ndonjëherë duket e kundërta. Por që janë shumë të interesuar. Kemi shumë projekte që janë hapur dhe ka mjaft aplikime dhe vende të plotësuara.

Nga cilat vende vijnë më shumë të rinjtë?

Kryesisht vijnë nga Turqia sepse lëvizin pa viza. Kjo është një arsye pse të rinjtë turk vijnë shumë tek ne dhe ne shkojmë shumë në Turqi. Por ka edhe nga vende të tjera si Egjipti, Italia, Franca, Portugalia, kryesisht nga vendet e Evropës. Shqipëria po kthehet në destinacionin e preferuar për të rinjtë e huaj

A ka pasur ndonjë rast ku ndonjë i ri ka qëndruar pasi ka përfunduar projekti?

Projektet vullnetare zgjasin 6 javë dhe nuk mundet të qëndrojë më tepër. Ka edhe projekte që janë një vit, por këto projekte janë kundrejt një page. Por kjo nuk është shumë e zhvilluar në Shqipëri. Por personat që vijnë si vullnetarë për gjashtë javë kthehen.

Çfarë pune bëjnë të rinjtë e huaj këtu?

Kryesisht punojnë për SDG numër 3, që është për edukimin. Projektet që kemi patur ne kanë qenë në Shkozë për fëmijët jetim, që merren dhe kalojnë kohë me to. Mund të punojnë katër ose 5 orë në ditë. Kanë punuar në shtëpi fëmijësh.

Pse zgjodhe psikologjinë?

Kur kam qenë në gjimnaz kam pasur një pasion të madh për shkencat sociale dhe kur isha në vit të tretë vendosa të zgjidhja psikologjinë sepse më pëlqentë të zbuloja dhe studioja më shumë në lidhje me njeriun në përgjithësi, edhe sepse psikologjia është një shkencë që merret me studimin psikik të pavetëdijshëm dhe të vetëdijshëm të njeriut dhe isha kurioze të dija më shumë se kaq.

Çfarë bën në kohë të lirë?

Kam marrë pjesë në shumë trajnime. Përveçse të shkollës kam marrë edhe pjesë e trajnimeve të tjera ku më është dashur edhe të paguaj. Kam marrë pjesë në trajnime të ndryshme të organizuara nga organizata të ndryshme dhe nga AIESSEC, ku përveçse kemi bërë trajnime për të rinjtë e tjerë edhe kemi mësuar vetë nga ato. Unë do ti sugjeroja çdo të riu të marrë pjesë në trajnime sepse mësojnë shumë gjëra që nuk I kanë dëgjuar në bankat e universitetit.

Ti ke marrë pjesë edhe në trajnime mbi shëndetin seksual gjithëpërfshirës. Ka qenë për ty tabu? Kur ke marrë informacione për herë të parë?

Informacionet e para kanë qenë në 9 vjeçare në fazën e pubertetit ku kane qenë mësues ose trajnues që na vinin në klasë dhe na jepnin informacione. nuk mund të them as që ishte dhe as që nuk ishte tabu. Janë të dyja. Ka pasur raste kur kishim mësues që nuk flisnin dot për këtë pork a pasur dhe nga ata që flisinin. Mbaj mend që në gjimnaz kemi pasur dy mësuese që flisnin për edukatën seksuale, njëra prej tyre shpjegonte shumë mirë ndërsa tjetra e kishte problem.  Por që tabu nuk është dhe aq shumë sepse jemi mësuar dhe e kemi kuptuar sesa e rëndësishme është edukata seksuale. Në ditët e sotme po flitet më shumë edhe në media për edukatën dhe po familjarizohemi çdo ditë e më shumë.

Si e shpjegon tabunë ti si një psikologe e ardhshme?

Tabu është një fjalë shumë e madhe, e shumë e njohur në vendin tonë sepse ne kemi shumë tabu dhe paragjykime. Tabu për mua është frika për të mos pranuar diçka që është reale. Siç është tabuja seksuale. Duke qenë se në moshën e adoleshencës kemi frikë ti shprehim ndjenjat apo mendimet tona apo të marrim informacione, kjo frikë na shoqëron gjatë gjithë kohës dhe këtë më pas ua transmetojmë edhe brezave të ardhshëm.

The që të rinjtë nga vende të tjera vijnë në Shqipëri, po ti vetë ke qenë vullnetare në ndonjë vend tjetër?

Kam qenë për 6 javë në Turqi gjatë periudhës së verës ku kam punuar për SDG numër 4, për barazinë gjinore. Projekti konsistonte në mbledhjen e të dhënave për gratë, për të marrë informacione për gruan në Izmir. Kemi mbledhur të dhëna dhe janë publikuar në një revistë atje. Puna jonë ishte të dilnim në terren dhe më pas përpunonim të dhënat.

Çfarë ke përfituar nga kjo eksperiencë?

Kam prekur më nga afër një projekt që ka të bëjë me një kërkim shkencor dhe kjo është shumë e rëndësishme për ne studentët e shkencave sociale sepse në përgjithësi e trajtojmë në mënyrë teorike dhe pak mundësi kemi ta bëjmë në praktikë. E dyta përveçse kam shërbyer në një projekt të tillë kam dhënë kontributin tim duke përfaqësuar Shqipërinë atje dhe femrën shqiptare. Kam shkëmbyer kulturën time dhe kam marrë shumë nga kultura të vendeve të tjera.

Një mesazh për të rinjtë?

Të rinjëve do iu sugjeroja të bëheshin më aktiv në organizata apo kudo tjetër, pavarësisht se ndonjëherë janë shumë të lodhshme porn a mësojnë shumë dhe na ëprgatisin për profesionin e të ardhmes, dhe na bëjnë më shumë social.

Përveçse të studioj master psikologji organizative në përgjithësi më pëlqen të merren me pasionet e mia. Unë kamq qejf fotografinë por edhe të bij video të shkurtra. Kur isha në Turqi preantova Shqipërinë me video. Ngaqë isha e vetmja Shqiptare atje mendova se do dalë kot fare, porn ë fakt të gjithë u mahnitën dhe të gjithë më kërkonin që t’I mbaja në shtëpinë time kur ata të vijnë në Shqipëri. Nga: Beklie Koltraka

© 2019 – 2020, Pozitivi. All rights reserved.