Xhada, shkrimtarja me origjinë shqiptare, kandidate për kryeministre në Liban
Një nga kandidatet për kryeministre të Libanit është shkrimtarja me origjinë shqiptare Ghada Arnaut (Xhada Arnauti).
Xhada Arnauti nuk është vetëm shkrimtare. Emri i saj është i njohur në Liban dhe në Lindjen e Mesme. Kandidatja për kryeministre është e njohur si drejtuese e mediave liberale dhe shkencëtare në Universitetin e Albertas në Kanada. Ka qenë vazhdimisht dhe ende është një një zë i rëndësishëm kritik në mbrojtje të të drejtave të njeriut, për demokracinë dhe kundër qeverive të trashëguara diktatoriale.
Në një prononcim për gazetën ‘INA’, Ghada ka pohuar propozimin që i është bërë për të kandiduar për postin e kryeministrit. Në këtë post ajo është propozuar pas tërheqjes së Sadi Haririt, i cili ka qenë një shënjestër të kritikave dhe sulmeve nga protestat që po mbahen rrugëve të Libanit, të cilat janë të pandërprera. ‘Po është e vërtetë. Në vazhdim do t’ju konfirmoj të ardhmen time, nëse do të jem kryeministre e Libanit’, ka thënë ajo.
Edhe pse një figurë e njohur në Liban, ajo nuk i harron rrënjën dhe origjinën e pastër shqiptare. Madje as nuk heziton të flasë për këtë. Mbiemri i saj Arnauti, që në osmanisht dhe në arabisht do të thotë shqiptare, tregon edhe më shumë për origjinën e saj.
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
