Njihuni me Joti Bocerrin që realizon portrete në flokë
15/09/2022 Shpërndaje

Njihuni me Joti Bocerrin që realizon portrete në flokë

Joti Bocerri është hair stylist i talentuar i cili arrin që portretet e personave ti realizoje në kokë. Prej vitesh ka filluar të krijojë kështu portrete që kanë tërhequr vëmëndjen e shumë personave publike. Krimijet e tij janë shumë të vecanta. Ai tregon më tepër pasionin e tij të hair style për pozitivi.org.

Si arrin ti realizosh portretet në kokën e dikujt, në flokë?

Realizimi i portreteve në flokë behet duke përdorur makinat qëthse, brisk,edhe në vende që floku nuk është i errët mund të përdorim ngjyrues. Floku duhet të jetë i dendur edhe i zi neë menyrë që të dal sa më i qartë portreti. Makinerit që përdorë janë makineri normalisht që përdorë cdo berber.

Sa e vështirë është për ti punuar portretet në flokë?

Realizimi i portreteve në kokë është shumë i vështirë përvec dorës që dihet te kesh në pikturë duhet të kesh edhe aftësi shumë të mira në prerjen e flokut. Talentin në pikturë e kam pas para se të vazhdoja këtë profesion kurse aftësin në prerje floku e kam mësuar  kur dhe në rrjete sociale. Po që ti ndërthuresh të dyja duhet të bësh shumë praktik edhe të punosh shumë, kush është berber e din sa e vështirë është.

Sa kohë ke që e praktikon si metodë në studion tëndë?

Këtë metod kam gati 7 vjet që e praktikoj po vetëm këto 3 vitet e fundit kam vazhdur të marr rezultatin që kam dashur të arrij. 4 vitet e para kam bërë më shumë praktik dmth në kohën e lirë e bëja portretin edhe e hiqia prap ndërsa përsëri realizoja qethie normale. Rezultatet e para skanë qënë shumë të kënaqshme po gjithë ai mund ia vlejti kur shikoj portretet që bëj sot.

A preferohet nga klientat?

Preferohen të shikohen në publik po edhe klientët e pëlqejnë shumë dhe janë më së shumti njerëz që kanë idhuj si prsh artist sportits po ka edhe nga ata që bëjnë njerëz të dashur. Fundja njerëzit po bëjnë tattoo në lëkurë kurse kJjo është dicka afatshkurtër edhe cdo gjë kthehet normal ose mund ta heqësh brenda ditës. Portretet janë të ndryshme në varësi të klientit, ka nga ata që jan patriot edhe duan heronjë si,prsh disa nga portrete që kam realizuar janë: Skëndërbeu, Ismail Qemali, Isa boletini, Adem Jashari etj.

Portretet e kujt personazhe preferojnë më shumë të pikturojnë?

Ka klientë që kanë pasion futbollin edhe kërkojnë lojtarët e tyre të zemrës. Kërkesat janë në bazë të idhujve dhe pasioneve që kanë. Ka dhe nga ata njerëz që duan të surprizojnë të dashurit e tyre. Reagimet nga persona të famshëm kanë qënë shumë. Si nga njerëz të famshëm nga Shqipëria ashtu edhe nga njerëz me fam botërore.

Ndërkohë ti ke marrë dhe reagime nga disa personazhe public të cilët I kanë shpërndarë në rrjëtet e tyre sociale portretet që ti ke realizuar për to.

Nga vipat shqiptar kam shumë ,si prsh: Noizy, Tayna, Kida, Melinda, Blerim Destani, Granit Xhaka, Dafina Zeqiri edhe shumë të tjerë. Pastaj nga vipat me famë botërore.  Dua të vecoj disa punime që i kanë postuar.  Portreti i Khabib boksierit rus u shpërnda nga faqia zyrtare e kickboxit botëror UFC që numëron mbi 30 milion folloë. Ka qënë një moment shumë emocionues. Reagimet ishin të ndryshme nga të huajt edhe nga shqiptarët. Ishte dicka që se prisja dhe kam ngelur pa fjalë. Kisha mesazhe pafund, komente madje edhe disa media të huaja. E kanë shpërndarë edhe kanë shkruajtur për realizimin dhe portretin e Khabib. E dyta është portreti i CZN Burak kuzhinieri i famshëm turk që numëron mbi 40 milionë folloëer ai reagoi me një koment në profilin tim edhe e shpërndau në storyn e tij. I treta ka qënë portreti i biznesmenit që është dhe një nga futbollistët e mi të preferuar pati një reagime u dhënë like videos. E katërta ka qënë një video funny që bera me një klient duke i realizuar portretin e Mia Khalifes (aktorës së filmave për të rritur) por sna e mori mëndja që do e ripostonnte në profilin e vet. E pesta ka qënë blogeria Lele Pons me mbi 40 milion folloëer edhe ajo e ripostoi në story të instagramit të saj. E gjashta ka qënë tik – tokeri Angryreaction që numëron  mbi 25 milion folloëer ai e bëri duet videon time. Dueti i cilit mori 6 milion shikime.  Pastaj ka edhe shumë të tjera si Gashi, Granit Xhaka, Alphonso Davies, King Vong etj. Ndjehesh shumë mirë, i vlerësuar për mundin dhe sakrificen që ti ke bërë për të arritur ate nivel

Cili është një mesazh që ti do tu japësh të gjithë të rinjve që cilët kanë pasione të vecantë por ngurojnë ti praktikojnë?

Mesazhi që dua tu jap të gjithë të rinjeve është që cdo talent ose profesion  duhet ta bëjnë me pasion edhe të punojnë fort nuk ka rëndësi nëse dështon thjesht nuk duhet të dorëzohesh.

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.