“Vazhdo shkruaj, vëlla”: Një shembull solidariteti nga Korça
Një histori e vërtetë e frymëzimit dhe solidaritetit nga Kora, e cila na bën të ndjehemi të privilegjuar që jetojmë në një komunitet ku ka edhe njerëzi kanë një zemër të madhe dhe dëshirën për të ndihmuar njëri-tjetrin.
Një person që zgjodhi të mbetet anonim, pa u shfaqur dhe pa kërkuar aspak emrin apo famën, ka ndërhyrë për të ndihmuar tre familje në nevojë në atë zonë. Ai i ka furnizuar ato me dru për ngrohje, duke siguruar që këto familje të kenë një burim të sigurt për të mbajtur zjarrin e tyre të ngrohtë në këtë periudhë të ftohtë të vitit (dihet që dimri në Korçë zgjat, pasi ka ende zona me dëborë) .
Ky akt i solidariteti u frymëzua nga shkrimet e gazetarit, Xhensil Shkëmbi.
Duke cituar fjalët e tij frymëzuese, “Vazhdo shkruaj, vëlla,” ne si staf i Poizitivi.org na mbetet vetëm të bëjmë misionin tonë duke shpërndarë mesazhin, për të të ftuar këdo që mundet të ndjekë këtë shembull dhe të bëjë një hap të vogël për të ndihmuar ata që kanë nevojë në komunitetin. Të gjithë bashkë, mund të bëjmë një ndryshim të madh në botën tone.
Le të bashkohemi në këtë apel për të shtuar ndihmën dhe solidaritetin tonë, duke e bërë botën tonë një vend më të mirë për të gjithë. Faleminderit, Xhensil Shkembi, për frymëzimin.
Këtu i plotë mesazhi Xhensilit në Facebook:
“Vazhdo shkruaj…”
Kjo ishte fjalia e një djali nga Korça, i cili sot ndihmoi 3 familje në nevojë duke i furnizuar me dru. Nuk u shfaq fare, nuk donte as t’i përmendej e emri. U ulëm në kafe.
“Shkova tek ky pronari i gatrës me dru, i tregova shkrimin tënd. U prek dhe ai e tha se këtë herë drutë për nënën do i paguante vet ai. Unë e vendosa ta mbush kamionin plot e të ndihmojmë ata që kanë më shumë nevojë për dru, nxitur nga shkrimet e tua. Vazhdo shkruaj vëlla, se sado pak, por ndihmon disa njerëz që nuk i ndihmon askush “
Në fakt, herë pas here kam menduar mos postoj më. Çfarë nuk dëgjon përreth.
“ E bën për t’u dukur mirë, e bën për x arsye, për Y arsye “ por kafja sot me atë djalin e pasur më shumë në shpirt sesa në xhep më bëri mirë.
Le të ndihmojmë, pa i përbuzur, pa i prekur dinjitetin ata që kanë nevojë. Fundja, aq sa kemi, njëherë jetojmë, të bëjmë dikë të buzëqeshë.
Do vazhdoj të shkruaj e tregoj realitetin nëpër fshatra të Korçës e jo vetëm, do vazhdoj të jem afër njerëzve, sepse fundja, këtë di të bëj…
PS; Nëna në Bulgarec ka mjaftueshëm dru për ngrohje, ushqim për një muaj dhe borxhi i’u la. Kushdo që do ta ndihmojë, me thoni tu vendos në kontakt (e kontaktin e Xhensilit e gjeni lehtësisht në facebook me emrin e tij)
© 2024, Pozitivi. All rights reserved.