Shpërndarësit e birrës shpëtojnë të panjohurin nga vetëvrasja
Dy burra që shpërndanin birrë shpëtuan jetën e një të huaji pasi ndaluan të flisnin me të dhe më pas i ofruan atij një birrë të ftohtë.
Ndërsa po bënin turnin e tyre të shpërndarjes në St. Paul, Minnesota, Kwame Anderson dhe Jason Gabel vunë re një njeri po tentonte të varë veten tek një mbikalim.
Ata ndaluan dhe Anderson ishte i pari që u hodh nga kamioni. “Hej çfarë po bën?” e pyeti Anderson të panjohurin. “Nëse po mendon të hidhesh, nuk duhet ta bësh”, i tha ai.
Kurse burri që po hidhej i tha Andersonit: “Ti nuk më njeh, ty nuk të intereson ç’bëj unë, pse po përpiqesh të më shpëtosh?”
Anderson u përgjigj: “Nëse nuk do më interesonte, nuk do të isha këtu tani”.
Sapo Anderson e kuptoi se zotëria po tentonte të bënte vetëvrasje, thirri 911, por e dinte se duhej ta zgjaste bisedën derisa arriti policia.
Për një orë Anderson e mbajti me muhabet derisa mbërriti policia. Të dy mësuan se kishin edukim të ngjashëm, dhe se zotëria kishte një shtëpi afër dhe mund të diskutonin për problemet që kishin.
Pastaj, Anderson pyeti: “Nëse zbret prej andej, a do të pish diçka me mua dhe të më tregosh çfarë po ndodh?”
Anderson vrapoi në kamion, mori një birrë së ftohtë, e hapi dhe i tha ta ndjekë. Tani zotëria që po tentonte të mbysë veten ishte në një vend të sigurt. Ai nuk e mori pijen sepse e çuan në spital për ta kontrrolluar.
Duket se Anderson dhe Gabel ishin në vendin e duhur në kohën e duhur.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
