Vajza e mençur që krijoi “Këmbanën e Paqes”

Alketa Kukaj, 37 vjeç, është nga fshati Krajan i zonës së Zadrimës. Në vitin 1997, Alketa një ish gjimnaziste e shkollës së Blinishtit, bashkë me shokët e saj, grumbulluan gëzhojat e plumbave dhe me to krijuan “Këmbanën e Paqes”, e cila ende sot ndodhet pranë ish-Piramidës në Tiranë. Ka qenë pikërisht ky moment, i cili sipas Alketës i ndryshoi jetën dhe shërbeu të kapërcejë vështirësitë që lidhen me pamjen e saj fizike. Duke iu përgjigjur asokohe thirrjes së Dom Antonio Sharrës “10 gëzhoja ,1 fletore e stilolaps”, Alekta mësoi se çdo të thotë të ndihmosh të rinjtë të arsimohen. Prej asaj dite e deri sot, ajo ia ka dedikuar jetën mësuesisë.
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
