“Unë do të jem miku yt”, 6 vjeçari kundër bullizmit
18/02/2020 Shpërndaje

“Unë do të jem miku yt”, 6 vjeçari kundër bullizmit

Blake është vetëm 6 vjec por është kthyer në titull lajmesh nga SHBA e deri në Shqipërinë tonë. Kjo falë një gjesit të thjeshtë e tepër të fuqishëm. Vetëm me një gjest ai tregoi se sienergjia positive mund të ndihmojë kaq shumë njereëz.

Historia nisi me nënën e tij Nikki Rajahn e cila postoi ë Facebok një foto (Foto ketu)  të djalit me mbishkrimin “Unë do të jem miku yt”.

Historia pas asaj foto ishte kjo:

Meqë do të niste shkolla nëna I premtoi djalit një bluzë dhuratë. Bluzën do ta zgjidhte ai vetë. Nëna priste që djali të zgjidhte ndonjë bluzë sportive ose me ndonjë personazh që pelqen por Blake I kërkon një bluzë me mbishkrimin “unë do të jem miky yt”. Gërmat I kërkoi të dukshme që ti lexonin të gjithë ata fëmijë që kishin nevojë për një mik dhe nuk gjenin dot një të tillë.

Mamaja nga Georgia në postimin e saj shtoi hashtag #stopbullying dhe mbishkrimin “Mos  e nënvlerësoni kurrë zemrën e fëmijës tuaj”.

Ky postim u pëlqye 10 mijë herë dhe u mbush me komente e reagime positive. Vetë ndjekësit nisën të kërkojnë më shumë bluza të tilla.

Efekti zinxhir ishte rritje e biznesit të nënës e cila ka pikërisht një bines të vogël me porosi të personalizuara, bluza shishe, kapele canta etj.

Sa herë shitet një bluzë Blake entuziasmohet njësoj: Shumë mirë, tani edhe një fëmijë tjetër do ketë gjetur një shok”.

Në Shqipëri

Në Shqipëri  media dhe vetë të rinjtë kanë bërë disa herë përpjekje për të nxjerrë në pah bullizmin si një prej problemeve kryesore mes të rinjve. I tillë ka qenë dokumentari  Zoom In (Dokumentari i plote ketu) por dhe disa inisiativa te vete te rinjve me mesazhe te ngjashme si historia e 6 vjecarit me mesazhe me foto apo video.

Sipas studimit më të fundit të  UNESCO: Rreth 20% e fëmijëve në Shqipëri kanë përjetuar një formë bullizmi

Në një vëzhgim të ABC News Kliko ketu  flasin vetë fëmijët si e shohin ata bullizmin.

. “Bullizmi është dhuna ndaj një njeriu që është e padrejtë që ta dhunosh”.

“Bullizmi është diçka e keqe”.

“Bullizmi për mua është dhunë”.

“Bullizmi është kur ti ngacmon një njeri pa të drejtë dhe ai s’të ka bërë asgjë”.

Shpjegimi vjen nga fëmijë të moshës 10-11 vjeç, të cilët tregojnë se ata vetë ose shokë të tyre e kanë përjetuar bullizmin në mjediset e shkollës.

“Ka raste që më thonë pse je kaq e shëndoshë dhe shumë lloje të tjera që unë i quaj ofendime”.

“Po në klasën time ka ndodhur, por mua nuk më ka ndodhur”.

Rreth 20% e fëmijëve në Shqipëri sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën thonë se janë dhunuar.  Në raportin “Pas shifrave; fund dhunës në shkolla dhe bullizmit” publikuar në muaji Janar, UNESCO e kategorizon bullizmin në tre forma; dhunë fizike, psikologjike dhe seksuale. Shifrat janë më të larta tek djemtë se tek vajzat dhe tek 11-vjeçaret se 13-vjeçaret.

“Në klasën tonë është një çun. Ka disa vite në klasë që tallen me të edhe e rrafin. E bëjnë për shaka, por ai nuk reagon, nuk mendoj se i ka thërritur ndonjëherë prindërit”.

Për këtë çështje fëmijët tregojnë se diskutojnë më tepër me prindërit se mësuesit.

“Kemi mësuar se çfarë është dhe shumë herë kam pyetur mamin kur e kam dëgjuar si fjalë”.

Bullizimi në shkolla është fenomen botëror dhe sipas UNESCO-s në nivel global një në tre nxënës e ka përjetuar një forme të tij në muajin e fundit.  Europa renditet ndër rajonet me përqindjen më të ulët të prevalencës së nxënësve që kanë përjetuar dhunë në shkolla 25%. Dhuna seksuale ne raport citohet si forma e dyte e bulizmit në shumë rajone. Bazuar në këto gjetje, Organizata e Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën rekomandon ndërhyrjet në legjislacion, trajnimin e mësuesve dhe mbështet. je për fëmijët që kërkojnë mbrojtje

© 2020, Pozitivi. All rights reserved.