I vodhën shtëpinë gjatë uraganit, komuniteti jep shembull të pabesueshëm mirësie ndaj ushtarit
Fatkeqësia e një ushtari është kthyer në një shembull të pabesueshëm mirësise pas uraganit në Firence.
24-vjeçari Luis Ocampo është ushtari që u largua nga shtëpia e tij në Charlotte të Karolinës së Veriut muajin e kaluar për të ndihmuar në lehtësimin e stuhive së bashku me njësinë e Gardës Kombëtare. E dashura e tij 20 vjeçare, Kailey Finch, mori fëmijën e tyre të mitur dhe shkoi në shtëpinë e prindërve duke pritur stuhinë.
Kur çifti i ri u kthye në shtëpi në fund të shtatorit, u zemëruan sepse panë që u kishin grabitur banesën. Laptopët që Ocampo përdorte për punë shkollore, sisteme lojërash, bizhuteritë dhe paratë ishin zhdukur të gjitha.
Mary Elise Capron, një mike dhe kolege e Ocampo, ishte kaq e zemëruar nga krimi, ndaj krijoi një fushatë GoFundMe që të zëvendësojnë gjithçka që ishte humbur.
“Kam punuar ngushtë me Ocampon, ai është një ushtar dhe një person i mahnitshëm. Unë jam e nderuar që e njoh atë dhe nuk mund të besoj se diçka kaq e tmerrshme t’i ndodhë dikujt kaq të përkushtuar ndaj shërbimit, familjes dhe shkollës”, shkruante ajo në përshkrimin e fushatës.
Brenda dy javësh, fushata kaloi pritshmëritë dhe u mblodhën 15,000 dollarë për çiftin.
Ocampo dhe Finch u habitën nga solidatizimi, por gjithashtu e dinin se nuk kishin nevojë për një pasuri të tillë; kështu që i kërkuan mikeshës së tyre ta mbyllë faqen e dhurimit.
Çifti mbajti aq sa kishin nevojë për të zëvendësuar mallrat e tyre të vjedhura, pjesën tjetër e dhanë për Fondin e Ndihmës së Ushtarëve dhe Anijeve që ishin prekur nga stuhia.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
