Trendet e organizimeve të festave dhe ditëlindjeve
07/12/2022 Shpërndaje

Trendet e organizimeve të festave dhe ditëlindjeve

Viteve të fundit ditëlindjet kanë filluar të marrin pamje tjetër me organizimin e agjensive të eventeve. Rastet kur prinderit për femijet e tyre dhe te rriturit zgjedhin dekoret shumëngjyrë çdo vit janë në rritje. Por cilat janë trendet dhe çfare preferojnë klientet për festat e tyre? Administratorja e agjensisë “Event by Klea”, Klea Neli tregon më shumë rreth mënyrës së organzimeve.

Ditëlindjet për të vegjëlit duan larmirshmëri aksesorësh që i japin magji festës së tyre. Ngjyra roze për vajzat dhe blue për djemtë është dominuesja në rastet e gëzimeve. Por shumë herë shtohen dhe personazhet e preferuar të fëmijëve për ti çuar ata në botën e përrallave.

Nuk janë vetëm fëmijët ata që duan që ditëlindja e tyrë të jetë si në përrallë, po dhe të rriturit i kushtojnë një vëmendje të veçantë ditës së tyre të lindjes. Klasi, eleganca, muzika është ajo që shoqëron ditëlindjet e të rinjve.

Në shumë raste klientët janë në dilemë për vendin ku mund të organizojnë ditëlindjet apo festa të ndryshme. Po sërish ambjentet e prives në restorant mbeten zgjedhja e parë, sidomos ata që duan që festa e tyre të jetë private.

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.