ULET NIVELI I ABORTEVE VITET E FUNDIT, NUMRI MË I MADH KRYHET NGA TË MARTUARAT DHE TË PAPAUNAT
13/07/2020 Shpërndaje

ULET NIVELI I ABORTEVE VITET E FUNDIT, NUMRI MË I MADH KRYHET NGA TË MARTUARAT DHE TË PAPAUNAT

Gratë që banojnë në zonat urbane kryejnë numrin më të lartë të aborteve dhe ky numër është (64.7%).

Sipas të dhënave të fundit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, gati 22 milionë aborte të pasigurta kryhen çdo vit. Ndonëse mbetet ende një fenomen shqetësues, abortet në vendin tonë kanë pësuar ulje vitet e fundit.

Për vitin 2017, abortet spontane përbëjnë rreth 77.4% të numrit total të aborteve, kundrejt 22.6% që janë abortet me kërkesë të gruas. Në vendin tonë pjesa më e madhe e aborteve (92.0%) kryhen nga femrat e martuara, kundrejt 6.3% që kryhen nga femrat beqare.

Të dy llojet e abortit si ai spontan dhe ai me kërkesë janë në ulje, por uljen më të madhe e kanë pësuar abortet me kërkesë të gruas.

Vajzat e grupmoshës 20-34 vjeç kryejnë numrin më të lartë të aborteve krahasuar me grupmoshat e tjera (67.9% kundrejt totalit). Abortet e kryera nga femrat adoleshente zënë një përqindje të ulët, prej 4.8% të numrit total të aborteve.

Ndërkaq vihet re se trendi i aborteve të kryera në vite, nxjerr në pah se gjithnjë e më tepër abortet kryhen kryesisht nga femrat të cilat nuk janë të punësuara dhe të siguruara.

Për vitin 2017 abortet e kryera nga femrat e papuna zënë rreth 71.6% të aborteve totale. Gjithashtu përqindja e aborteve të kryera nga femrat e pasiguruara për vitin 2017 është 73.2%.

© 2020, Pozitivi. All rights reserved.