TREGTARËT E PAKICËS DREJT FALIMENTIT! DYQANET E PRODUKTEVE JO USHQIMORE ME DITË TË TËRA PA ASNJË KLIENT
30/09/2022 Shpërndaje

TREGTARËT E PAKICËS DREJT FALIMENTIT! DYQANET E PRODUKTEVE JO USHQIMORE ME DITË TË TËRA PA ASNJË KLIENT

Blerja e veshjeve, këpucëve dhe veshmbatjeve është kthyer vërtet në një aktivitet luksi për shqiptarët. Sipas të dhënave zyrtare nga Instat në 3 – mujorin e fundit të 2022, volumi i shitjeve, përshtatur sezonalisht, në tregtinë me pakicë, për grupin “Artikuj jo-ushqimorë në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara”, ka pësuar rënie me 0,4 %, kundrejt tremujorit të mëparshëm. Firdes Sulkallari, e cila ka në pronësi një dyqan në Tiranë ku shet veshje e këpucë, i tha pozitivi.org se kriza nisi efektet e saj dy vite më parë.

Firdes Sulkallari


Për të rritur klientelën tregton artikuj të ndryshëm, por pa efekt pasi njerëzit nuk blejnë.


Kriza ka arritur në pikën, që tregtarët po hasin vështirësi edhe në larjen e qerasë së dyqanit.


Kjo tkurrje e biznesve vërtetohet edhe nga mbylljet e tyre në qkb. Në Anketën Strukturore të Ndërmarrjeve të publikuar nga Instat dy vite më parë, vihet re se ndikimi i pandemisë dha efekt të menjëhershëm tek bizneset. Në vitin 2020, numri i ndërmarrjeve ekonomike aktive për vitin 2020 është 102.574 duke shënuar një rënie me 1,5 % krahasuar me vitin 2019. Ndërmarrjet që ushtrojnë aktivitet tregtar zënë përqindjen më të lartë të numrit të ndërmarrjeve, me 39,2 %.



Firdesi i tregon pozitivi.org se fitimi që marrin nga biznesi është përgjysmuar. Por rritja e fundit e çmimeve, po i çon sipërmarrësit në pikën që do shesin mallrat nën kosto.


Sipas Instat, shitjet neto në vitin 2020 arritën vlerën 2.148 miliardë lekë, duke shënuar një rënie prej 5,1 % ndaj vitit 2019. Shitjet e realizuara nga prodhuesit e shërbimeve për 2020 përbëjnë 67,3 % të shitjeve gjithsej. Investimet u ulën me 19,8 % në vitin 2020 dhe arritën vlerën 194 miliardë lekë, në krahasim me 242 miliardë lekë në 2019. Prodhuesit e shërbimeve zënë pjesën më të madhe të investimeve të realizuara duke përbërë 52,4 % të investimeve gjithsej për 2020.

#qkb #qendra kombetare e biznesit #tirane #instat #leke

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.