Gazetarët pjesë e politikës? Watch dog nga jashtë apo kontribues nga brenda!
Në podcastin tonë të ri, “Politika & aktivizmi rinor”, i prezantojmë dy zërat e njohur të gazetarisë dhe aktivizmit në Shqipëri, Aida Topalli dhe Glidona Daci. Me përvojën e tyre të pasur dhe pikëpamjet e shumta, ato sjellin një këndvështrim sa rinor edhe professional mbi politikën dhe angazhimin rinor në Podcast Gen Z.
Aida Topalli, një gazetare e njohur, ka qenë e përfshirë në fushën e medias për më shumë se një dekadë. Në një prej intervistave të saj, ajo shprehet: “Unë e quaj çdo fytyrë të re që hyn në politikë një frymë të re, një ndryshim. Prandaj jam pro prurjeve të reja.” Kjo deklaratë shënon një moment kulmor në debatin rreth përfitimeve të angazhimit të rinisë në politikë.
Ndërsa, Glidona Daci, një tjetër gazetare e njohur, sjell perspektivën e saj të thellë mbi politikën dhe aktivizmin. Në një moment të debatit, ajo shprehet: “Kam parë nga brenda se si mbeshteten ata që duan drejtuesit, se si duhet të jesh i nënshtruar, të mos kesh mendimin tënd. Ne jemi të lirë të shprehim mendimin tonë.”
Gazetarët si Aida Topalli dhe Glidona Daci, duke u përballur me sfidat dhe kufizimet e një mjedisi të ngarkuar politik, japin një kontribut të rëndësishëm në informimin e publikut dhe në monitorimin e veprimtarisë politike. Ata e quajnë kritik rolin që kanë në zbardhjen e korrupsionit, promovimin e llogaridhënies dhe në sigurimin e transparencës në proceset politike.
Gazetarët pjesë e politikës?
Në historinë e politikës shqiptare, disa gazetarë kanë kaluar në kampin e politikës, duke lënë pas një karrierë të suksesshme në median e vendit. Një prej tyre është Erjon Braçe, i cili fillimisht ishte një gazetar i njohur dhe drejtues i Zërit të Popullit. Braçe u fut në politikë si deputet për Partinë Socialiste, duke u bërë një figurë e dallueshme në skenën politike shqiptare.
Një tjetër shembull është Astrit Patozi, i cili u bë i njohur në median shqiptare si drejtues i Rilindjes Demokratike. Pas një kohe të gjatë në median politike, Patozi hyri në politikë si një nga anëtarët kryesorë të Partisë Demokratike.
Sokol Olldashi është një tjetër personalitet që u largua nga gazetaria për të hyrë në politikë. Pas një karriere të pasur si gazetar, Olldashi u zgjodh si deputet për Partinë Demokratike dhe më pas u emërua si ministër i Transporteve në qeverinë shqiptare (më vonë ndërroi jetë në një aksident).
Alfred Peza është një prej tyre. Ai është njohur si një gazetar dhe publicist, i cili më pas hyri në politikë si deputet për Partinë Socialiste. Peza u bë një nga zërat e dallueshëm në skenën politike shqiptare, por edhe ai u rikthye ne media.
Nikollë Lesi është një tjetër gazetar i njohur që kaloi në politikë. Pas një karriere të gjatë si gazetar dhe publicist, Lesi u bë pjesë e Partisë Socialiste, duke u zgjedhur si deputet dhe më pas duke shërbyer në poste të rëndësishme në qeverinë shqiptare, pwr t’iu rikthyer medias.
Ofertat nga politika
Pikërisht ky në këtë dimension të diskutimit tonë, ne shohim se si edhe dy gazetaret pjesë e podcast Gen Z vajzat janë të prekura nga ofertat për të qenë pjesë e politikës.
Aida Topalli dhe Glidona Daci, kanë përjetuar oferta të ndryshme për të hyrë në politikë. Aida tregon se ka refuzuar duke mbajtur pavarësinë dhe profesionalizmin e saj si gazetare. Në anën tjetër, Glidona Daci ka pranuar një ofertë politike dhe ka vendosur të futet në politikë për të dhënë kontributin e saj.
Kjo është një tjetër shenjë e rëndësisë së angazhimit të rinisë në politikë. Përpjekjet për të përfshirë gratë dhe vajzat në politikë janë të rëndësishme për të siguruar përfaqësimin e barabartë në vendimmarrje dhe për të ndikuar në politikat që ndikojnë në jetën e tyre dhe të të gjithë shoqërisë.
Ky podcast u realizua nga Qendra Media dhe Çështjet Shoqërore në kuadër të projektit Gen Z, me mbështetjen financiare të Agjencisë Kombëtare të Rinisë, (AKR) dhe Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, (MSHRF). Mendimet dhe opinionet e shprehura në të i përkasin autorëve dhe nuk përkojnë domosdoshmërisht me qëndrimet e AKR-së dhe MSHRF-së”.
© 2024, Pozitivi. All rights reserved.