Tragjeditë në rritje, si të flisni për vetëvrasjet në mënyrë të dobishme
Vdekjet apo vetëvrasjet, tek njerëzit e thjeshtë apo të famshëm janë përkujtime tragjike që tregojnë se çështjet e shëndetit mendor nuk diskriminojnë askënd. Po sjellim një shembull të një prej rasteve tragjike më të fundit në Shqipëri, vetëvrasjen e 31 vjeçarit Xhafer Mata pasi vrau ish të dashurën të premten e kaluar në Tiranë. Vetëvrasja dhe vrasja ndodhin për shkaqe të ndryshme por mund të parandalohen nëse ne diskutojmë lidhur me tema të tilla rregullisht. Problemet e shëndetit mendor mund të fshihen nganjëherë tek të dashurit apo edhe tek vetë personi që vuan.
Një studim i ri i publikuar nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve zbuloi se shkalla e vetëvrasjeve po rritet, me më shumë se 25 për qind që nga viti 1999. Veçanërisht alarmante është se 54 për qind e njerëzve që vdiqën nga vetëvrasja në vitin 2015 nuk kishin të njohura kushtet e shëndetit mendor gjë që do të thotë se ata kanë gjasa që të mos trajtohen ose të merren me çështje akute, si problemet e marrëdhënieve, probleme me paratë apo kriza të tjera personale.
E gjithë kjo do të thotë se duhet të ketë një dialog më të mirë rreth shëndetit mendor, dhe jo vetëm pasi ndodhin tragjedi publike, sepse atëherë është tepër vonë. Shanset për të bërë bisesa të tilla janë në një darkë me miqtë ose familjen. Vetëvrasja mund të duket një temë e shëmtuar dhe e pakëndshme për ta bërë në darkë, por është një bisedë që duhet të ndodhë rregullisht.
Më poshtë ekspertët tregojnë se si të flisni për vetëvrasjen me të dashurit tuaj dhe pse është e rëndësishme që të mos shmanget, pavarësisht nëse janë në krizë apo jo. Një bisedë mund të shpëtojë vetëm një jetë.
Kuptoni se kjo mund t’i ndodhë dhe dikujt që e njihni. Shumë njerëz besojnë se vetëvrasja është një temë e hidhur, sakaq mendojnë se ata nuk do t’i prekë kurrë, kështu që i shmangin diskutime të tilla, thotë Dan Reidenberg, drejtor ekzekutiv i Zërit të Edukimit të Vetëdijes për Vetëvrasje. “Mënyra më e mirë për të folur për vetëvrasjen është hapur dhe me ndershmëri”, tha ai.
Realiteti është se vetëvrasja është shkaku i 10-të kryesor i vdekjeve në SHBA, duke marrë pothuajse 45,000 jetë amerikane në vit. Shkalla e tentativave për vetëvrasje dhe akteve të vetëdëmtimit është tepër e lartë dhe në Shqipëri. Vetëvrasja nuk është vetëm problemi i dikujt tjetër, është problemi i të gjithëve.
Duke folur për vetëvrasjen vetëm ndihmon mbi këtë problem, nuk e përkeqëson atë. “Këshilla më e rëndësishme është të kesh një bisedë të kujdesshme. Provat tregojnë qartë se të folurit për vetëvrasjen nuk shkakton vetëvrasje”, tha Colleen Carr, zëvendës drejtor i Aleancës Kombëtare të Veprimit për Parandalimin e Vetëvrasjeve. “Në vend të kësaj, duke folur hapur për mendimet dhe ndjenjat vetëvrasëse mund të rrisim shpresën dhe të ndihmojnë të tjerët të rimëkëmbjen”.
Flisni për vetëvrasjen sikur flisni për ndonjë problem tjetër shëndetësor. Diskutimi për ndonjë problem tjetër shëndetësor nuk është i turpshëm. Vetëvrasja duhet të ketë konsideratë të njëjtë.
Hapuni për çdo përvojë të vështirë që mund të kaloni. Duke folur për vështirësitë mund të inkurajoni të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë. Dhe nëse e dini që dikush po kalon një kohë të vështirë, bejani me dije që ju intereson. Fillon biseda ose tema të tilla si: “Çfarë po bëni për të kapërcyer këtë krizë?” Ose “Nuk dukesh vetvetja këto kohë, çfarë po ndodh?”
“Vetëvrasja është një çështje komplekse dhe jo e shkaktuar nga një faktor [si sëmundja mendore], por një sërë faktorësh si marrëdhëniet, përdorimi i substancave, shëndeti fizik, puna, problemet financiare dhe ligjore” shtoi Carr. “Mund të arrijmë të mbështesim miqtë, të dashurit dhe të tjerë që kalojnë një ngjarje të vështirë në jetë ose që luftojnë me sëmundje mendore, ashtu siç bëjmë me miqtë dhe familjen tonë që po luftojnë me një sëmundje fizike”.
E rëndësishme është ta dëgjoni vërtet dikë që flet gjatë diskutimit. Nuk është e rëndësishme vetëm që njerëzit të të hapen, por duhet të dëgjosh në mënyrë aktive çfarë ata po të thonë dhe ndihmoje me përgjigjen tënde.
Bëni pyetje të drejtpërdrejta dhe të theksuara. Është e rëndësishme të jeni të drejtpërdrejtë me miqtë apo të dashurit, nëse kuptoni se ata janë në rrezik, sipas Victor Schëartz, zyrtari kryesor mjekësor në organizatën e shëndetit mendor Jed Foundation.
Debatet rreth vlefshmërisë së sëmundjeve mendore dhe pasojat e tyre të mëvonshme nuk janë produktive, sipas Reidenberg. Pa marrë parasysh, të gjitha këto paragjykime duhen lënë pas kur diskutojnë një temë të jetës ose vdekjes.
Prano se do të ndihesh jo rehat dhe kjo është në rregull. Një siklet i vogël është më i mirë se alternativa për të lënë një bisedë të rëndësishme pa u bërë, tha Schëartz. Mos e ul rëndësinë për këtë çështje. Vetëvrasja është serioze. “Kur flasim për vetëvrasje, sigurohuni që të bëhet po aq seriozisht sa çdo bisedë rreth një sëmundjeje tjetër”, tha Reidenberg.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
