Migena, studentja që lufton për të drejtat: U inspirova nga një fëmijë i braktisur. Të rinjtë shqiptarë nuk janë të informuar
19/10/2019 Shpërndaje

Migena, studentja që lufton për të drejtat: U inspirova nga një fëmijë i braktisur. Të rinjtë shqiptarë nuk janë të informuar

Migena Xhaferraj është 24 vjeçarja e cila gjithmonë ka luftuar për të drejtat. Arsyeja që ka zgjedhur të studioje për drejtësi ka qenë një fëmijë i braktisur nga prindërit. “Kur u futa në drejtësi ishte çështje mundësie, ishte mundësi e mirë për mua që të shkoja atje sepse mora bursë në universitet. Por më vonë kuptova se unë gjithmonë kam mbështetur të drejtat dhe kam luftuar për të drejtat, kryesisht të fëmijëve pa kujdes prindëror. Kur shkova në fillim fare te fshati SOS gjëja e parë që mua më ka lidhur me të drejtat ka qenë një fëmijë që e kisha shumë xhan dhe ai ishte nuk ishte shumë i kënaqur me jetesën e vetë. Pastaj fillova të kuptoj shumë në lidhje më fëmijët pa kujdes prindëror dhe sa e rëndësishme është repsektimi i të drejtave të tyre”, thotë Migena.

24 vjeçarja prej shumë vitesh është vullnetare në fshatin SOS ku është angazhuar në trajnime dhe projekte të ndryshme brenda dhe jashtë vendit. “Know your rights” ka qenë një trajnim i zhvilluar në disa qytete të ndryshme me të rinjtë në Shqipëri. Gjatë trajnimeve ajo ka konstatuar se të rinjtë nuk kanë informacion për disa të drejta të rëndësishme si barazia gjinore, e drejta për vendimarrje, për informim apo e drejtë për edukim seksual. “Para disa vitesh kur unë kam punuar pikërisht me këtë tematikë një nga të drejtat që ata nuk e kishin fare si ide ishte barazia gjinore. E konsideronin si diçka të parëndësishme. Edukimin cilësor. Procesi në vendimarrje, e drejta që ti të jesh aty kur meret vendim vendim për ty ose që ty duhet të të merret mendimi kur merret një vendim për ty dhe ata nuk ishin shumë të njohur me këto të drejta.

 Para disa vitesh kjo, kurse tani që shikoj për të rinjtë, një të drejtë që ata e dinë që e kanë por nuk i mëshojnë shumë rëndësi dhe nuk e marrin përsipër ta mbrojnë të drejtën e tyre. Për një të drejtë që ata nuk luftojnë është e drejta e informimit. Këtu në Shqipëri informaconi është luks. Sepse edhe nuk besojnë në faqet e internetit dhe vetëm përmes shoqërisë marrin informacion. Po ata të rinj nuk janë socialë si do ta marrin informacionin. Informacioni që ata marrin mund të jetë një gjë shumë e mirë për jetën e tyre, që të dalin nga aty ku po qëndrojnë”, thotë Xhaferraj.

Intervista me Migena Xhaferaj për pozitivi.org:

Jam Migena Xhaferraj, 24 vjeç dhe studioj në Tiranë. Kam jetuar në Tiranë për 15 vitet e fundit. Kam përfunduar studimet për drejtësi ndërsa masterin po e bëj për kriminologji.

Pse zgjodhe të studiosh për drejtësi?

Kjo është një pyetje që ia kam bërë vetes shumë herë. Kur u futa në drejtësi ishte çështje mundësie, ishte mundësi e mirë për mua që të shkoja atje sepse mora bursë në universitet. Por më vonë kuptova se unë gjithmonë kam mbështetur të drejtat dhe kam luftuar për të drejtat, kryesisht të fëmijëve pa kujdes prindëror. Kur shkova në fillim fare te fshati SOS gjëja e parë që mua më ka lidhur me të drejtat ka qenë një fëmijë që e kisha shumë xhan dhe ai ishte nuk ishte shumë i kënaqur me jetesën e vetë. Pastaj fillova të kuptoj shumë në lidhje më fëmijët pa kujdes prindëror dhe sa e rëndësishme është repsektimi i të drejtave të tyre.

Çfarë kuptove, si ishte gjendja e fëmijës?

Ky fëmijë nuk kishte familjen afër, i mungonin shumë gjëra. Ishte i braktisur. Jetonte në fshatin SOS. I mungonte familja një dashuri që nuk po e gjente dot se ku e kishte. Sapo mësova këtë rast thashë është e drejta e çdokujt të ketë një familje. Takimi me këtë fëmijën ka ndodhur përpara se të filloj gjimnazin. Dhe kur pashë këtë fëmijë ishte rasti ku unë ndjeva se do të luftoja për të drejtat e fëmijëve. Pastaj më vonë kur më erdhi mundësia për të studiuar dhe u futa në brendësi të drejtësisë ishte diçka shumë josociale, shumë konçize. Ishte tjetër gjë në fillim dhe nuk më pëlqeu. Unë thashë nuk është kjo për të cilën unë dua që të studioj. Doja diçka siç e kisha përjetuar te fshati SOS. Që merresh me projekte, ndryshon ligje. Je me një grup të madh njerëzish dhe luftoni për të njëjtën gjë. Prisja të kishte interaksion, njerëz që kishin shpirt për të luftuar. Në fakt ajo ishte thjesht një studim, një studim analizim që ishte shumë jashtë natyrës time. Por më vonë e kuptova se duhet të kaloje nëpërmjet këtij procesi që ti të arrije të ndryshoje  diçka dhe të mbroje realisht të drejtat e tyre. Sepse nëse ti s’do të kuptoje se si do të funksiononte sistemi, drejtësia, nuk do të arrije të ndryshoje një target grup. Në fakt kur fillova të lexoja mbi drejtësinë më pëlqente shumë literatura, gjuha mënyra sesi flisnin sesa qartë i shpjegonin fenomenet, gjërat apo dhe që i paraprinin situatave problematike të rëndësishme.

Çfarë do veçoje gjatë viteve të studimeve?

Kur unë tani marr përsipër të bëj diçka nuk rri dot pa iu referuar ligjit. Dhe në fakt çështë e vërteta ligji është kudo. Nëse do të ndryshosh diçka po nuk iu referove një ligji ekzistent apo një normë joekzistente, që nuk është por ti dëshiron të jetë, duhet patjetër ti referohesh një burimi ekzistent, përndryshe se ndryshon dot. Kjo mua më bëri të kuptoj që situata në fakt vjen si e zgjidhur, vetëm  nga dijet  që unë kisha në lidhje me ligjin. Tani që ne kemi një problematikë shumë të madhe me fëmijët pa kujdes prindëror është që ata janë pa shtëpi, nuk kanë statusin e jetimit. Ti po nuk iu referove ligjit të statusit të jetimit nuk e di se çfarë i mungon dhe se çfarë i duhet që t’ja ndryshosh jetesën këtyre fëmijëve. Unë e nxorra si fushatë para dy viteve sepse doja që fëmijët pa kujdes prindëror të kishin një shtëpi, një vend ku të jetonin.

Ti vazhdimisht je angazhuar në aktivitete dhe projekte brenda dhe jashtë vendit, më trego pak për eksperiencat më interesante?

Kam shumë vite që jam vullnetare në fshatin SOS dhe që rrija e merresha me programe dhe projekte gjerësisht atje, jepja mendimet dhe opinionet e mia dhe bëja edhe konsultime me të rinjtë atje në lidhje me tematika të ndryshme. Ky ka qenë hapi i parë që kam bërë, që më lidhi me projektet dhe programet në lidhje me të drejtat. Duke qenë se 4 vite punova me trajnime të ndryshme, në vende të ndryshme të Shqipërisë. Kjo ishte e para, pjesa tjetër është që u zgjodha përfaqësuese në fshatin SOS, përfaqësuese e fëmijëve pa kujdes prindëror. E para ka qenë në Isbrug, te SOS international ku përfaqësoja të drejtat e të rinjve shqiptarë pa kujdes prindëror.

Më pas më deleguan në një tjetër projekt që ishte Youth coalition 2030 që kishte të bënte me problematika të fëmijëve të fshatit SOS dhe të rinvje por në rang të 10 vendeve të ndryshme të botës. Pas këtij grupi prej 20 të rinjsh u zgjodha si personi folës dhe më pas vajta në një samit që bëhet nga SOS international njëherë në katër vite me të gjithë fshatrat SOS në botë dhe atje unë përfaqësova 10 shtete me të cilat kishim punuar për Youth coalition 2030. Edhe atje përfaqësova interesat e të rinjve ndërkombëtar. Pas kësaj projekti youth coalition do të votohej nëse do të bëhej ose jo si projekt, atje u votua me 99% si projekt dhe ishte një sukses i madh edhe i imi edhe i moshatarëve të mi. Pastaj projekti vazhdoi të implementohet. Më pas jam angazhuar në shumë SDG të ndryshme dhe kam lëviziur në shumë vende të ndryshme.

Për shumë kohë ke punuar si vullnetare. Sa ke fituar nga kjo eksperiencë?

Unë i shikoj dhe i dalloj ndryshimet e mia. Jam person që jam shumë e lidhur me veten. Në fillim fare kur kam qenë 14 apo 15 vjeç dhe kur jam futur te organizata kam qenë shumë e heshtur. Një vajzë e ndrojtur, nuk kuptoja për çfarë më bënin pyetje. Nuk kuptoja asgjë. Thjesht jepja mendimet e mia, dëgjoja shumë, më tepër se çflisja. Nuk kisha siguri në vetvete. Pra siguria ishte shumë e ulët. Jo shumë sociale. Pas kësaj projekt pas projekti, fillova të isha më shumë sociale. Fillova të kuptoja përse bëhej fjalë. Fillova të kuptoj se realiteti edhe mund të ndryshojë nëpërmjet këtyre projekteve, angazhimit tim personal si fillim, nëpërmjet ndryshimit të vetvetes njëherë. Së pari mu desh të ndryshoja veten time, të dilja nga ajo strofulla, pastaj të lidhsha me njerëzit përreth që më pas bashkë me ata të merrja objektivin dhe ti futeshim punës.

Anglishtja ime u përmirësua, pavarësisht se me anglishten kam qenë mirë që e vogël. Po kur fillova ta flisja, ata kuptuan që isha mirë me anglishten dhe atëherë fillova të dal nga rangu kombëtar në rang ndërkombëtar. Kjo më shtoi sigurinë dhe mendimin që unë kam aftësi dhe jam një e re që mund të flas në publik shumë hapur, jam një person që mund tua mbush mendjen shumë personave që të më mbështesin në këtë iniciativë. Domethënë aftësitë e mia të fituara ishin vetëbesim, e hapur në komunikim, aftësi përfaqësimi, organizative, aftësi sghoqërore sepse nuk e kisha më problem të zija shoqëri etj.

Gjithashtu kam marrë pjesë në shumë trajnime kryesisht për të drejtat e fëmijëve. Jam trajnuar çfarë janë të drejtat e mia si një e re dhe më pas jam përzgjedhur si një i ri që mund të trajnojë të rinjtë e tjerë për të drejtat e tyre. “Knoë your rights” ka qenë një trajnim që kam bërë në Sarandë së bashku me anëtarët e tjerë. Në Durrës, dhe në vende të ndryshme.

Gjatë këtyre trajnimeve besoj keni krijuar një farë perceptimi. Cila është një nga të drejtat që nuk njihet nga të rinjtë?

Para disa vitesh kur unë kam punuar pikërisht me këtë tematikë një nga të drejtat që ata nuk e kishin fare si ide ishte barazia gjinore. E konsideronin si diçka të parëndësishme. Edukimin cilësor. Procesi në vendimarrje, e drejta që ti të jesh aty kur meret vendim vendim për ty ose që ty duhet të të merret mendimi kur merret një vendim për ty dhe ata nuk ishin shumë të njohur me këto të drejta. Para disa vitesh kjo, kurse tani që shikoj për të rinjtë, një të drejtë që ata e dinë që e kanë por nuk i mëshojnë shumë rëndësi dhe nuk e marrin përsipër ta mbrojnë të drejtën e tyre. Për një të drejtë që ata nuk luftojnë është e drejta e informimit. Këtu në Shqipëri informaconi është luks. Sepse edhe nuk besojnë në faqet e internetit dhe vetëm përmes shoqërisë marrin informacion. Po ata të rinj nuk janë socialë si do ta marrin informacionin. Informacioni që ata marrin mund të jetë një gjë shumë e mirë për jetën e tyre, që të dalin nga aty ku po qëndrojnë.

Po për të drejtën për edukimin seksual a janë të informuar të rinjtë?

Me UNFPA me Young Peer unë jam pjesë e kësaj organizate pasi jam dhe edukator bashkëmoshatar. Çdo ditë mua më rrethojnë të rinj që e neglizhojnë pjesën e të marrit informacion mbi edukimin seksual. Ose e quajnë si diçka personale që nuk kam pse e diskutoj në grup sepse më përket mua dhe gjëja tjetër që kam vënë re është që nuk u besojnë metodave të transmetimit të informacionit që përdorin në Shqipëri, nuk u besojnë librave të shkollës, mësuesit. E quajnë që ai personi që po e transmeton informacionin e ka thjesht si detyrë, po nuk është se e ndjen që realisht i intereson shëndeti jo seksual, edhe nuk do që ti të kalosh në disa etapa të jetës tënde nga ku mund të dalësh shumë i pakënaqur. Si për shembull vajzat që bëjnë abort nuk e kanë idenë fare që mund ta ndalojnë abortin. Të rinjtë tentojnë të kenë direkt kontakt fizik pa menduar që një edukim seksual i shësndetshëm për ty është që më përpara se të shkosh tek akti final. Nuk e konceptojnë këtë me aq sa kam vënë re unë. Masivisht e konceptojnë marrëdhënien si momenti i aktit dhe më pas përballen me abortin dhe probleme të tjera atëherë dëshirojnë që ta marrin informacionin. Nuk dëshirojnë ta marrin informacionin përpara se të ndodhë.

Kur ke marë informacione mbi shëndetin seksual ti personalisht?

Unë personalisht nuk e kam pasur tabu asnjëherë sepse shëndeti seksual dhe riprodhues do të thotë të marrësh informacion mbi veten tënde, mbi orientimin tënd, mbi dije që ty të mungojnë. Edhe mbi emocionet sesa mirë ndihesh ti emocionalisht me veten tënde dhe me personat që të rrethojnë dhe me gjërat që ti zgjedh në jetë në lidhje me edukimin dhe orientimin seksual. Mua si person orientimi seksual që në fillim fare që e kam njohur si diçka të re, mua më erdhi natyrshëm. Pr shembull fakti që kishte njerëz të LGBTI mua më erdhi shumë natyrshëm dhe kam thënë janë njerëz që jetojnë në tokë dhe unë nuk kam pse ta marr si të çuditshme se më ka ardhur si diçka shumë e natyrshme. U futa në internet, lexoja, flisja me shoqërinë time. Nuk kam qenë një person që kam thënë hajde të bëj eksperimente të tilla. Unë atë e quaj si mungesë edukimi fakti që ti do të kesh shumë eksperimente, eksperienca. Është mungesë edukimi nëse ti nuk e kupton dot se çdo të thotë edukim seksual. Ta kuptosh dhe ta brendësosh në mënyrë të drejtë. Nëse ty të mungon ky lloj koncepti atëherë ti tenton që gjithmonë të bësh gjëra të gabuara dhe ta keqkuptosh informacionin që të jepet.

Ku e sheh veten pas disa vitesh?

Mua më ka pëlqyer shumë që të merrem me projekte por mendoj se ka ardhur koha që të merrem me diçka më të qëndrueshme. Kam aplikuar në një intership në Chikago, që të shkoj të bëj nja 6 javë atje. Unë gjithmonë kam qenë një person që lëviz jashtë nëpr intershipe por kohët e fundit, tani dua diçka më të qëndrueshme.

Ti e mendon ta zhvillosh karrierën në Shqipëri apo jashtë vendit?

Në fakt njëjta pyetje më është bërë kur kam qenë 15 vjeç, edhe ma ka bërë një grua që vinte nga Gjermania. Do ikësh jashtë shtetit. Jo i thashë, pse duhet të iki. Domethënë e shikoja si diçka të gabuar, të ikje jashtë vendit dhe të mos punoje për vendin tënd që ta riparoje nga çfarë i kishte ndodhur dhe ta lije vendin tënd si në baltë. Domethënë të ikësh ti, të shpëtosh nga një vend shumë i keq që po ndodheshe. Unë nuk e mendoja kështu. Nuk e shikoja arratisjen si një zgjidhje.

 Atëherë kështu mendoja. Pasi më erdhën mundësitë për të dalë për të kuptuar sesi funksionon bota jashtë, e tani them do më pëlqente të punoja në Shqipëri por të punoja në një kompani të huaj. Një kompani e BE në Shqipëri e zëmë. Po edhe të ikja jashtë me periudha të caktuara. Nuk dua të qëndroj vetëm në Shqipëri. Dua të marr eksperienca të reja. Informacionet e reja.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.