Alkent Pozhegu, shqiptari që ka thyer 3 herë rekord Guiness
14/07/2022 Shpërndaje

Alkent Pozhegu, shqiptari që ka thyer 3 herë rekord Guiness

Alkent Pozhegu nga qyteti i Gjakovës. Shqiptari i parë që ka thyer 3 rekorde Guiness. Janë mozaikët portret që ai realizon kryesisht me produkte si misër, grurë, fara që kanë tërhequr vëmëndjen e të gjithëve. Për pozitivi.org flet më gjatë për këtë sukese që duket që ai vetë nuk e prise.

Alkent ju jeni një artist që mbani 3 rekorde Guiness, si do e përshkruaje gjithë këtë suksese?

Unë jam bartës i 3 rekordeve Guiness. Asnjëherë nuk e kisha menduar që mund të thyej rekord Guiness. Cdo gjë ka ndodhur shumë rastësisht. E kam nisur nga arti me fruta dhe kam arritur të jem pjesë e rekordeve. Ideja e artit të drithrave ka qënë dicka e momentit, por sot kur kthej kokën pas ndihem shumë krenar për gjithë këtë punë dhe rezultat të jashtëzakonshëm.

Prej më shumë se një dekade ti ke nisur të realizosh mozaik të shumëllojit, cilin prej do tyre do të vecoje?

Punimi më vecantë që do më mbetet një kujtim i bukur në jetë është portreti që kam realizuar për Rita Orën. Rita Ora ka bërë krenar cdo shqiptare me sukseset e saj. Unë kam dashur që ta sjell përmes një mozaiku një portret me drithëra. Ka qënë një mozaik që e kam punuar për rreth dy vite e gjysëm i jam përkushtuar deri në realizimin final. Pas arriti të fitoi Guinessin me portretin e Rita Orës certifikatën e fituar ia kam dhuruar këngëtres shqiptare.  

Cili ka qënë mozaiku që ke thyer për herë të parë rekorin Guiness?

Për herë të parë jam certifikuar në vitin 2014 me rekorin Guiness.  Ka qënë një mozaik me përmasa 500 m. Me material gruri, oriz dhe misër i bardhë.  Në këtë mozaik shpalosa dy emra më të mirë të kohës në futboll sic janë Cristiano Renaldo dhe Messi. Një mozaik rreth sportit me yje botërore i shpalosur në një mozaik për rekord Guiness.

Me cfarë produktesh punon kryesisht?

Kryesisht punoj me drithëra që e kanë ngjyrën natyrale. Nuk ka qënë e lehtë për mua ti siguroj drithërat sepse ka të bëjë shumë ngjyra dhe duhet përshtatur me versionin që unë do të punoj. Tani përdor misër të bardhë, të kuq. Orizin, grurin, fara luledielli.

Kush janë personazhet e njohur që ti ju ke bërë portret?

Personazhet që i kam bërë portret kanë qënë të fushave të ndryshme. Si profesionist në fushën e artit, sportist, politikan, etj… Përmend Rita Ora, Dua Lipa, Angelina Joile. Heronjë të kombit Shqiptarë Skënderbeu , Adem Jashari, Ibrahim Rugova.

Cili është projekti yt më i afërt dhe cilin personazh ke dëshire ti bësh një mozaik?

Per momentin i kam disa ide por më duhet dhe pak kohë për ti finalizuar. Kam ne duar disa personalitet të rëndësishme të ekranit por do ia lëmë kohës për ti mësuar. Le të mbeten surprisë.

#Rita Ora #Cristiano Ronaldo #messi #dua lipa #angelina jolie #informacion per skenderbeun #skenderbeu #adem jashari

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.