Tërmeti, Turqia: Jemi pranë Shqipërisë
27/11/2019 Shpërndaje

Tërmeti, Turqia: Jemi pranë Shqipërisë

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë thuhet se “me keqardhje të thellë mësuam lajmin për tërmetin në Shqipëri”, duke shprehur ngushëllime për Shqipërinë në situatën në të cilën ndodhet pas humbjes së disa personave nga tërmeti 6.4 ballë.

“I përcjellim ngushëllimet tona të thella popullit shqiptar dhe familjeve që kanë humbur të afërmit e tyre si pasojë e kësaj fatkeqësie. U urojmë gjithashtu shërim të shpejtë të plagosurve. Turqia ashtu si gjithmonë edhe në këtë fatkeqësi është pranë Shqipërisë”, thuhet në deklaratën e MPJ-së ku theksohet se është pranë vendit tonë në këtë fatkeqësi.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.