Mjekja shqiptare takon mbretëreshën Elisabeth në pallatin mbretëror
Mjekja shqiptare Anxhela Qirko ka marrë pjesë në një event të organizuar në pallatin mbretëror të Britanisë së Madhe, ku ka takuar dhe mbretëreshën Elisabeth.
Së fundmi pallati mbretëror ka qenë kryetemë e mediave botërore me ceremoninë martesore të çiftit Princ Harry dhe Meghan Markle e cila u mbajt në ‘Kështjellën Windsor’. Ishte padyshim dasma e vitit, e shumë pritur nga të gjithë. Mirëpo pas kësaj si duket vëmendja ende nuk është larguar nga pallati sepse eventet tashmë vijojnë si normalisht.
Mimi Memaiaj një eksperte e stilimit të kapeleve në Shqipëri ka gjetur rastin të tregojë këtë ngjarje të veçantë me anë të një postimi në fecabook, ku thotë se Anxela Qirko, një doktoresh shkencash, një mjeke alergologe, një zonjë modeste dhe e kulturuar ka biseduar gjatë një eventi me mbretëreshën e Britanisë.
Memiaj bën me dije se një vit më parë Qirko i kishte besuar asaj dizejnimin e një kapeleje në një ceremoni zyrtare të dorëzimit të Letër Kredencialeve, Ambasadori i Shqipërisë Qirjako Qirko dhe Anxhela Qirko pranë Mretëreshës Elizabeth. Ndërsa më tej e emocionuar ka ndarë dhe fotot gjatë takimit në event. Është emocionuese dhe e rrallë që shqiptarët të marrin pjesë në evente organizuara në pallatin mbretëror.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.



