Të moshuarit fluturojnë nëpërmjet librit
Këshilla më e shpeshtë që nxit dhe promovon leximin është kur thuhet shprehja “libri miku më i mirë”. Ndoshta kur njeriu është i merzitur, i lodhur, i ngarkuar mendërisht, ka kohë të mendojë më shumë, ka kohë të rrijë më shumë me veten… por më e mira që mund të bëni më çdo moment të lirë është të rrëmbeni një libër të bukur, të preferuarin tuaj dhe ta shfletoni. Kështu kanë bërë këta të moshuar në qendrën “Të Qëndrojmë së Bashku”. Në orën letrare kanë vendosur të diskutojnë mbi libra të caktuar të gjithë të mbledhur së bashku në rreth.
Ndërsa je duke lexuar, pa e kuptuar shpirti fluturon, imagjinata kalon çdo kufi. Mendja përshkon hapësira pa fund dhe oqeane, bën gara me erën, sfidon kohën dhe gjithçka në rruzull. Mëson ta duash librin, edhe pse mbase ai thotë shumë gjëra që ti i di por ke nevojë të ti thotë dikush, pa të gjykuar, pa të bërë fajtor, por shpesh edhe duke të treguar një realitet që mbase dhe nuk egziston apo është larg teje.
© 2017, Pozitivi. All rights reserved.






