Google. com/ 3.8 milionë gjermanë nuk kanë hyrë kurrë në internet
Studimet tregojnë se varësia ndaj internetit është në rritje, veçanërisht mes të rinjve. Por shumë gjermanë i kanë rezistuar këtij trendi. Edhe pse shumica e gjermanëve kanë prej kohësh një modem të instaluar në shtëpi për të pasur akses të shpejtë në internet, rreth 3.8 milionë vetë nga mosha 16 deri në 74 vjeç nuk kanë hyrë kurrë në internet.
Mospërdorimi i internetit vihet re sidomos tek të moshuarit. Kështu sipas të dhënave të Zyrës Federale të Statistikave në Wiesbaden një ndër pesë vetë në moshat 65 deri në 74 vjeç nuk kanë hyrë kurrë online.
Kurse në grupmoshën midis 55 dhe 64 vjeç, tetë përqind nuk kanë vizituar kurrë një faqe interneti. Ndërsa përqindja e të rinjve nën 55 vjeç që nuk kanë vizituar kurrë një faqe interneti apo shkarkuar diçka nga interneti është tre për qind.
Por sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, përdorimi i tepruar i internetit, telefonit, lojërave dhe platformave tjera, sjell pasoja negative për shëndetin. Mjekët vazhdojnë të mësojnë se si të përballen me këtë dukuri.
Ndërsa vazhdon debati i ekspertëve për përdorimin e tepruar të internetit, dukuria po më së shumti edhe fëmijët.
© 2022, Pozitivi. All rights reserved.
