Të jetosh pa kufij, historia frymëzuese e 33 vjeçarit pa këmbë dhe krahë
“Të jesh i paaftë nuk do të thotë të skualifikohesh nga qasja në çdo aspekt të jetës”.
Ndonjëherë në jetë nuk i vlerësojmë gjërat që kemi apo që janë përreth nesh. Për ne është e vështirë të përfytyrohet imazhi i një dite të ngarkuar, pa duar ose këmbë, apo thjesht të përshkruajmë jetën pa aftësi për të ecur, për t’u përkujdesur për nevojat tona themelore. Tepër e vështirë është të kesh pranë atë që do por të jesh i pamundur për ta përqafuar.
Ky njeri që shihni në foto thjesht thyen të gjitha stereotipet dhe tregon se çfarë shpirti njerëzor është me të vërtetë i aftë të bëjë. Pa asnjë shpjegim mjekësor ose paralajmërim, Nick Vujicic ka lindur në vitin 1982 në Melburn, Australi, pa krahë dhe këmbë. Kjo paaftësi fizike është e shkaktuar nga një çrregullim kongjenital jashtëzakonisht i rrallë i njohur si sindromi tetra-amelia. Nick ka një këmbë të vogël në anën e majtë, e cila e ndihmon të balancojë, shkruan pozitivi. Megjithatë 32 vjeçari nuk pranoi të lejonte gjendjen e tij fizike për të kufizuar mënyrën e jetesës. Nick mund të shkruajë, të marrë gjërat në mes të këmbëve, madje edhe të godasë një top. Ai është një autor, muzikant, aktor dhe hobit e tij janë peshkimi, piktura dhe noti.
Besimi i fortë që ka Vujicic sot nuk erdhi në mënyrë të natyrshme. Ditët e para ishin tepër të vështira për të. Gjatë fëmijërisë së tij, Nick jo vetëm që u përball me sfidat tipike të shkollës dhe adoleshencës, por gjithashtu luftoi me depresionin dhe vetminë. Me kalimin e kohës, Nick filloi të përvetësonte qëndrim pozitiv ndaj jetës. Fillimisht është bindur nga pastruesi i shkollës së mesme për të folur publikisht për historinë që ka. Që nga angazhimi i parë në moshën 19 vjeçare, Nick ka udhëtuar nëpër botë, duke ndarë historinë e tij me miliona njerëz. Ai ka vizituar më shumë se 50 vende dhe ka bërë mijëra bashkëbisedime.
Ndërsa sot, 33-vjeçari është president i marketingut të fjalës motivuese dhe autor i “Life Without Limits” (jeto pa limite). Tashmë, jeton i lumtur, pa komplekse, në Kaliforni me gruan e tij Kanae dhe 2 fëmijët e tyre./Pozitivi/

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.
