Publikuan albumin e tyre të parë në moshën 88 dhe 102 vjeçare, këta janë dyshja më e vjetër e këngëtarëve
Këta të moshuar mund të jenë dyshja e këngëtarëve më të vjetër, pasi publikuan albumin e tyre të parë në moshën 102 dhe 88 vjeçare. Alan Tripp është shembulli i përsosur për të na treguar se kurrë nuk është vonë për të ndjekur ëndrrat.
Në moshën 102 vjeçare, Tripp është duke u përshëndetur për lëshimin e albumit të tij të parë në një studio të këngëve të xhazit për të moshuarit.
Meqenëse ai kompozoi këngët me bashkëpunëtorin e tij 88-vjeçar Marvin Weisbord, të dy besojnë se vetë janë dyshja më e vjetër e shkrimit të këngëve në histori.
Karriera e tyre muzikore filloi dy vjet më parë kur Tripp kompozoi një poezi për plakjen në ditëlindjen e tij të 100-të dhe e ndau atë me Weisbord, mikun e tij në shtëpinë e të moshuarve në Pensilvani.
Weisbord e shijoi aq shumë këtë poezi, sa vendosi ta vinte atë në muzikë – dhe ndërsa Tripp u ndje i frymëzuar të vazhdonte të shkruante gjithnjë e më shumë poema, Weisbord vazhdoi t’i përdorë ato si vargje për baladat e xhazit.
Pavarësisht se asnjë prej tyre nuk ka pasur përvojë në muzikë, Weisbord arriti të mblidhte një ekip muzikantësh për të regjistruar kompozimet e tyre në studio derisa ata arritën të botonin albumin e parë me 8 këngë “Senior Songbook” muajin e kaluar.
“Unë kurrë nuk kam pasur aq shumë qejf në jetën time, dhe kurrë nuk kam pritur ta bëja këtë në pleqërinë time”, tha Weisbord për “Washington Post”.
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
