Kosta Rika vendi i parë i dekarbonizuar në botë
12/05/2018 Shpërndaje

Kosta Rika vendi i parë i dekarbonizuar në botë

Kosta Rika ka në plan të ndalojë lëndët djegëse fosile në përpjekje për t’u bërë vendi i parë i dekarbonizuar në botë. Presidenti i ri i Kosta Rikës, Carlos Alvarado, bëri njoftimin për turmat gjatë të mërkurën.

Presidenti ka njoftuar një plan për ndalimin e lëndëve djegëse fosile për t’u bërë vendi i parë plotësisht i dekarbonizuar në botë. Carlos Alvarado, një ish gazetar, i tha turmës se: “Dekarbonizimi është detyra e madhe e brezit tonë dhe Kosta Rika duhet të jetë një nga vendet e para në botë për ta përmbushur atë”.

Më tej ai shtoi: “Ne kemi detyrë të heqim përdorimin e lëndëve djegëse fosile në ekonominë tonë për të bërë rrugë për përdorimin e energjive të pastra dhe të rinovueshme”.

Alvarado shpjegoi se vendi do të fillojë të zbatojë një plan për t’i dhënë fund përdorimit të karburanteve fosile në transport deri në vitin 2021, vitin e 200-të të pavarësisë së Kosta Rikës. Presidenti kishte mbërritur në ceremoninë në San Jose në bordin e një autobusi me hidrogjen.

“Kur të arrijmë në 200 vjet jetë të pavarur, Kosta Rika do të festojë … se kemi hequr benzinë dhe naftë nga transporti ynë”, raportojnë mediat e huaja.

Lajmi është përshëndetur nga ambientalistët në mbarë botën, të cilët thonë se ai i dërgon një mesazh të fuqishëm kombeve të tjera. Erik Solheim, kreu i mjedisit të OKB-së, në lidhje me njoftimin e presidentit të Kosa Rikës, shton se: “Një e ardhme zero e karbonit është e mundur!”

Të tjerët kanë qenë më të kujdesshëm, duke thënë se masa duhet të ndodhë ngadalë për të lejuar zhvillimin e tregut të pastër të transportit në vend. Zhvendosja drejt energjisë së pastër nuk ka gjasë të përballet me një reagim të ndjeshëm, sepse vendi nuk ka industri të rëndësishme të naftës apo gazit.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.