Arkitektët krijojnë hotelin mahnitës në një miniere të braktisur
24/09/2018 Shpërndaje

Arkitektët krijojnë hotelin mahnitës në një miniere të braktisur

Aventurierët dhe të dashuruarit pas udhëtimit kanë një tjetër destinacion për të vizituar gjatë turneut të tyre të ardhshëm botëror.

Hoteli “Deep Pit”, i cili është duke u quajtur hoteli i parë “nëntokësor” në botë, hapet muajin e ardhshëm si një vendpushim i ri interkontinental që është ndërtuar brenda një guroreje të braktisur në jugperëndim të Shangait, në Kinë.

Hoteli ka 18 kate, dy prej të cilave janë zhytur në një akuarium. Çdo dhomë në 16 katet e tjera është e pajisur me ballkon e vet që shikon nga peizazhi i çuditshëm.

Objekti u ndërtua gjithashtu me qëndrueshmëri. Struktura e hotelit u mbajt kryesisht brenda mureve të guroreve për të minimizuar efektet në mjedis.

Gjatë dekadës së fundit, “Interkontinental Shimao Wonderland” ka kërkuar mbi 5.000 punëtorë nga firma britanike e dizajnit Atkins për të përfunduar ndërtimin. Tani, hoteli pritet të hapet për publikun këtë tetor.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.