Të gjithë u “vërsulën” te altelet e Ramës, por a e dini rëndësinë e Samitit të Kartës së Adriatikut
Disa ditë më parë kryeministri Edi Rama mori pjesë në Samitin e Kartës së Adriatikut në Mal të Zi, së bashku me përfaqësues të Ballkanit Perëndimor. Ky samit ishte nën patronazh të zv/Presidentit Amerikan Mike Pence, në kuadër të të cilit u zhvilluan takime dhe bashkëbisedime mes anëtarëve të këtij forumi.
Ky Samit ishte një sinjal i mirë që SHBA-të dhanë për interesin në Ballkan, por mediat shqiptare u morën aq shumë duke i bërë jehonë atleteve që kishte veshur kryeministri, saqë lanë nën hije rolin thelbësor që ka në të vërtet Karta e Adriatikut dhe mbledhja që u bë mes vendeve anëtare, shkruan pozitivi.org.
Samiti i vendeve të Kartës së Adriatikut, u iniciua nga Uashingtoni, fokusi kryesor i të cilit ishte siguria në Ballkan. Prania e zv/Presidentit Amerikan tregon rëndësi të madhe që SHBA i ka dhënë këtij forumi dhe vendeve të Ballkanit perëndimor që janë pjesë e Kartës së Adriatikut, shkruan pozitivi.org. A e dini çfarë është Karta e Adriatikut dhe synimin që ka? Karta e Adriatikut u themelua në vitin 2003 dhe është një projekt i Qeverisë Amerikane. Shqipëria, Kroacia, Bosnja, Maqedonia dhe Mali i Zi janë anëtare, ndërsa Sllovenia e Serbia kanë statusin e vëzhguesit sikurse Kosova.
Në shekullin që lamë pas, Europa u karakterizua nga luftrat botërore, Lufta e Ftohtë, formime e shformime sistemesh politike, dalja në pah e shumë shteteve të reja, duke shkaktuar jo vetëm viktima në njerëz por dhe dëme socialo-ekonomike. Nevojitej një nismë e re që do të sillte më në fund paqe, siguri, stabilitet në Europë. Nevojiteshin institucione të tilla si NATO e Bashkimi Europian.
Shqipëria u bë pjesë e NATOS në 2009 duke plotësuar kriteret që duheshin, tashmë sfida e rradhës mbetet anëtarësimi në BE. Por procesi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE bëhet nëpërmjet bashkëpunimit rajonal, një kusht që duhet plotësuar pa dallim nga të gjitha vendet. Samiti i Kartës së Adriatikut është një nga format e bashkëpunimi rajonal mes vendeve që janë pjesë e saj.
Duke iu referuar Ministrisë së Jashtme, kujtojmë se Bashkimi Europian krahas Kritereve të Kopenhagenit, vuri si kusht për Ballkanin Perëndimor bashkëpunimin, sepse vendet e ish-Jugosllavisë u shkëputën kryesisht me dhunë prej saj e për pasojë rajoni njohu një sërë lufëtrash e konfliktesh ndëretnike të cilat janë edhe një prej faktorëve kryesorë që shtynë BE-në dhe Organizatën e Atlantikut të Veriut të shtonin në listën e kushteve edhe bashkëpunimin rajonal, shkruan pozitivi.org.
Samiti i Zagrebit, përforcoi kërkesën nga ana e BE-së për bashkëpunim rajonal. Integrimi në NATO kërkon gjithashtu përmbushje kriteresh nga ana e vendeve që aspirojnë anëtarsimin në këtë organizatë. Në rradhë të parë çdo vend që dëshirontë jetë anëtar i NATO-s duhet të jetë një vend demokratik e ligjor ku të drejtat dhe liritë themelore tënjeriut respektohen, me një ekonomi tregu të qëndrueshëm, paqedashës si dhe të ketë një infrastrukurë ushtarake të zhvilluar, shkruan pozitivi.org. Gjithashtu nevojitet dhe një bashkëpunim rajonal. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për integrimin në BE. Për këtë shërbejnë Samitet, përfshirë edhe atë të fundit, Karta e Adriatikut ku mori pjesë kryeministri Edi Rama./Pozitivi.org/
© 2017, Pozitivi. All rights reserved.
