Bashkohuni kundër ‘plagës’ së festave
Festat e fundvitit festohen shumë në të gjithë vendet e botës. Në këto ditë festash dhe qytetarët, qofshin këta fëmijë apo të rritur i shfrytëzojnë pushimet në maksimun në aktivitete, lojëra dhe forma të ndryshme argëtimi. Furnizimi me ushqime, gatime tradicionale sipas zonave, janë tradita të përhershme.
Por një thirrje e vlefshme duhet të dëgjohet nga të gjithë. Të jenë më të kujdesshëm për të reduktuar mbeturinat, një problematikë që shton rrezikun në ditë festash siç janë Viti i Ri dhe Krishtlindjet, raporton pozitivi.org. Organizatat e mjedisit dhe të mirëqenies së kafshëve, bizneset, qeveria dhe vetë anëtarët e komunitetit të përpiqen më shumë për të reduktuar mbeturinat, në veçanti ato plastike, sidomos tashmë që në festa që dyfishohen pasi përdoren jashtë limiteve.
Në Britaninë e Madhe pas Krishtlindjve ka nisur aksioni. Rreth 114,000 ton ambalazhe plastike do hidhen pa u ricikluar, ndërsa rreth 88 km katrore letër ambalazhi do të përdoren për të mbuluar mbetjet e dhuratave. Të gjitha organizatat janë mbledhur bashkë, për të nxituar aktorët e tjerë të shoqërisë të veprojnë. Edhe në vendin tonë, bizneset duhet të zvogëlojnë paketimin e kotë, shkruan Pozitivi. Qeveritë të angazhohen dhe të marrin masa për të trajtuar ndotjet nga plastika, po ashtu edhe familjet që të përdorin më pak plastikë dhe të riciklojnë më shumë.
Një aktivist i lartë i natyrës në Miqtë e Tokës, tha se Krishtlindjet dhe i Vitit të Ri mund të na trefishojnë mbetjet, shkruan Pozitivi. Ne kemi në dorë që ta ulim rrezikun duke përdorur më pak plastikë, duke ricikluar letrat dhe dritat e Krishtlindjeve, si dhe duke provuar nëse letra e ambalazhit mund të riciklohen.Të gjitha letrat e ambalazhit janë të riciklueshme, përveç atyre metalike me shkëlqim. Por ju provojeni, për siguri duke e ngrisur atë.
Nëse qëndron në një top, atëherë ajo mund të riciklohet. Tjetër këshillë e vlefshme është të mos vendosin qese plastike në kazanët e riciklimit. Çantat plastike janë të riciklueshme, por këshillohet që njerëzit t’i marrin ato përsëri në supermarkete sepse mund të bllokojnë makinat e riciklimit etj. Ndiqni këshillat dhe shmangni rrezikun e dysfishimit të ndotjes.
© 2017, Pozitivi. All rights reserved.
