Koha e aksidenteve, ndiqni këto këshilla dhe shpëtoni “kokën”
06/09/2017 Shpërndaje

Koha e aksidenteve, ndiqni këto këshilla dhe shpëtoni “kokën”

Gjate stinës se ftohtë faktorë si mjegulla, shiu, dëbora dhe akulli e bëjnë më të vështirë drejtimin e mjetit. Më e pakta që mund të bëjnë qytetarët është të respektojnë kufijtë e shpejtësisë e të kenë parasysh  rreziqet. Jemi në datën 6 shtator në muajin ku shirat nuk kanë të ndalur. Një ndër shkaktarët kryesorë të aksidenteve gjatë vjeshtës dhe dimrit është dhe shiu dhe moti i keq. Si pasojë e motit të keq dhe reshjeve të dendura të shiut në fillim të këtij muaji u shënuan disa aksidente.

Më datë 29 gusht stuhia që përfshiu disa zona në vend përfshirë dhe Tiranën i gjeti të pa pergatitur njerëzit dhe drejtuesit e automjeteve.  5 aksidente u shënuan vetëm në aksin rrugor Elbasan-Qafë Thanë, ku një person mbeti i vdekur dhe 15 të tjerë të plagosur.

Në këtë ditë një nga aksidentet më të rënda me numrin më të lartë të të plagosurve u shënua në Xibrakë. 4 makina u përplasën me njëra tjetrën. Tjetër aksident i shënuar nga lagështira në Qafë-Thanë mbeti i vdekur një shtetas maqedonas dhe katër persona të tjerë u plagosën. Ndër të tjera ndodhi dhe një aksident po në zonën e Përrenjasit, pikërisht në vendin e quajtur Pishkash. Në këtë stinë rrezikshmëria për aksidente është më e lartë, ndaj duhet bërë kujdes në zbatimin e rregullave.

Disa këshilla për drejtuesit e mjeteve në mënyrë që të shmangen aksidentet e mundshme:

-Të ruajnë kontrollin e mjetit dhe të kryejnë manovra të sigurta.

-Të qarkullojnë me shpejtësi konform segmentit rrugor dhe sinjalizimit përkatës.

-Të përdorin rripat e sigurimit në mjete, kaskat mbrojtëse në motoçiklet.

-Të mos përdorin aparatet celulare gjatë drejtimit të mjeteve.

– Të mos përdorin pije alkoolike në rast drejtimi të mjeteve.

-Të bëjnë kujdes me këmbësoret që kryejnë kapërcimin e rrugës jashtë rregullave të qarkullimit rrugor.

-Përdorni gjithmonë kaskën mbrojtëse gjatë drejtimit të mjeteve me dy rrota.

-Respektoni distancën e sigurisë mes mjeteve, për të shmangur goditjen.

-Karvanët me makina të dasmorëve të respektojnë rregullat e lëvizjes, të mos parakalojnë, dasmorët të mos dalin nga dritaret pasi bëhen burim aksidenti.

 

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.