Të famshmit shqiptarët nuk ndalen, Eliza Dushu ndërmerr nismë për të prekurit nga tërmeti
Pas Bebe Rexhës, Rita Orës, Dua Lipës e shumë personazhëve të tjerë të famshëm shqiptar aktorja Eliza Dushku i shtohet listës për të dhënë kontributin e saj për të prekurit e tërmetit tragjik.
Eliza ka ndërmarrë nismë për të ndihmuar në situatën dramatike në Shqipëri, ku edhe në rrjete sociale ka shprehur solidaritetin e saj për vendlindjen: ‘Shqiperia, te dua! Për të gjithë të prekurit nga ky tërmet shkatërrues, ju duam dhe lutemi për ju & po mbledhim ndihmë, menjëherë… qëndroni të fortë. Jemi me ty Shqipëri’. Sakaq ajo ka bërë me dije se dokumentari që ka realizuar me vëllain e saj Nate Dushku do të përdoret për të grumbulluar të ardhura për të prekurit nga tërmeti.
Aktorja realizoi një dokumentar për Shqipërinë, i cili do të shfaqet në Universitetin e Harvardit, dhe biletat do të jenë falas’ Ndërsa shfaqjes së ‘Dear Albania’, do të nisë mbledhja e fondeve për të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë. Dëshira e mirë për të ndihmuar kombin e saj nuk i ka munguar aktores. të vëllait dhe disa studentëve shqiptarë, të cilët së bashku vendosën të ndërmarrin këtë iniciativë.
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
