Të 30-ët / Të rinj që gjejnë kohë për pasionin dhe profesionin
17/01/2023 Shpërndaje

Të 30-ët / Të rinj që gjejnë kohë për pasionin dhe profesionin

Pasion apo profesion?

E thënë thjesht – pasioni është entuziazmi për diçka ndërsa profesioni është karriera që ka një person. Shumë njerëz, veçanërisht të rinjtë kanë kanë probleme me zgjedhjen mes pasionit dhe profesionit.

Por brezi i ri duket se ka nisur të mos bëjë ndarje të tilla. Ata kanë energjinë dhe aftësinë organizuese të ndjekin paralelisht disa drejtime.

Kristian Marnoja është student i inxhinierisë elektrike por ndjek edhe pasionin si foto e videograf. Ai dëshiron të promovojë veten dhe të njohë të rinj të tjerë që janë të të njëjtës fushë për ti shtuar shanset vetes per projekte të reja.

Ndërsa Arta Haxhiu, studente për Administrim Biznesi ka pasion letërsinë. Ajo nuk nuk ndalet nga shkrimi i poezisë.

Edhe Kledisa Bici ndërthur teknologjinë me rrjetet sociale duke krijuar kryesisht dizajn grafik. Pasioni i saj është piktura, që e ka kuptuar që në vegjëli.

Ata janë 3 prej të rinjve shqiptarë të talentuar dhe energjikë që spikatin për aftësi të ndryshme. Projekti të 30-ët ka kontribuar pikërisht për të nxjerrë në pah personazhe si ata që kanë vlera për shoqërinë dhe janë faktorë ndryshimi brenda mini-komuniteteve të tyre.

 “Ky projekt/aktivitet organizohet në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 me mbështetjen financiare të Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.”

#tirana  #youth  #EuropeanYouthCapital2022 #EYC2022  #ActivateYouth #EuropeanYearOfYouth  #NationalYouthCongress  #CityOfTirana

© 2023, Pozitivi. All rights reserved.