TË 30-ËT / Të rinj që të frymëzojnë ti marësh si shembuj: Iliada Mata dhe Valmir Visha
11/01/2023 Shpërndaje

TË 30-ËT / Të rinj që të frymëzojnë ti marësh si shembuj: Iliada Mata dhe Valmir Visha

Iliada Mata është një 19 vjeçare që ka pasion komunikimin me të gjitha format e mundshme.  Flet përmes artit, letërsisë,  prezantimit apo poezisë.

Ndërsa Valmir Visha ka prirje e pasion angazhimin politik, si student i kësaj dege. Pa ndrojë, me vetëbesim të bazuar në rezultatet e deritanishme Valmirki esheh veten si lider dhe të gatshëm të marë përgjegjësi.  

Në videon e mëposhtme është prezantimi i tyre ku Iliada tregon se është 19 vjeçe dhe, studente e vitit të parë e degës Gazetari dhe Komunikim. 

Ndërsa Valmir Visha ka mbaruar Bachelor për Shkenca Politike.  Aktualisht është në master, dega studime rajonale politike. Ai e sheh veten në të ardhmen të përfshirë dhe të angazhuar në politikë pasi e sheh politikën si një mundësi për të ndryshuar jetën e të tjerëve. Aftësitë e tij kryesore janë: lidershipi, komunikimi dhe aftësia për të marrë përgjegjësi.

Ata janë vetëm 2 prej të rinjve shqiptarë të talentuar dhe energjikë që spikatin për aftësi të ndryshme. Projekti të 30-ët ka kontribuar pikërisht për të nxjerrë në pah personazhe si ata që kanë vlera për shoqërinë dhe janë faktorë ndryshimi brenda mini-komuniteteve të tyre.

 “Ky projekt/aktivitet organizohet në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 me mbështetjen financiare të Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.”

#tirana #youth #EuropeanYouthCapital2022 #EYC2022 #ActivateYouth

#EuropeanYearOfYouth #NationalYouthCongress #CityOfTirana

© 2023, Pozitivi. All rights reserved.