50 vjet më vonë, 70 vjeçari takon mjekun që i shpëtoi jetën: Në sytë e mi je një hero
19/03/2019 Shpërndaje

50 vjet më vonë, 70 vjeçari takon mjekun që i shpëtoi jetën: Në sytë e mi je një hero

Dennis Joyner duhej të priste 50 vjet për të falënderuar njeriun që i shpëtoi jetën në Vietnam. Joyner, një banor në Longwood i cili tani është 70 vjeç, ishte 20-vjeç, kur po kalonte në këmbë më 26 qershor 1969, kur shpërtheu një minierë. Shpërthimi ndodhi pranë këmbëve të tij dhe e dëmtoi shumë keq. Krahu i majtë iu këput nga bërryli e poshtë dhe disa gjymtyrë të tjera.

Ai mund të kishte vdekur nga gjaku që humbi ose infeksioni. Por një mjek i ri me një theks të huaj, e ndihmoi duke i dhënë ndihmë e më pas e transportoi për në spital.

Të premten, në shtëpinë e Vjetër të Grillit dhe Ombrës Dennis më në fund arriti shansin që kishte kërkuar për gjysmë shekulli. Takoi mjekun që i shpëtoi. Fjalët i rrodhën si përrua.”Faleminderit Faleminderit”, tha ai ndërsa trupi i dridhej nga emocionet. Edhe pse është 70 vjeç, iu hodh në qafë dhe e përqafoi. “Unë jam përpjekur për një kohë të gjatë për të të gjetur. Mos po fshihesh?”, i tha 70 vjeçari mjekut.

Pas pesë operacioneve dhe pesë muajsh në spitale të ndryshme, Joyner kishte shkuar përsëri në kolegj para se të punonte si administrator i gjykatës në Pensilvani dhe si vullnetar për Veteranët Amerikanë me Aftësi të Kufizuara, organizatë e krijuar nga Kongresi për të ndihmuar veteranë të plagosur dhe familjet e tyre. Në vitin 1977, u emërua “American Handicapped of the Year” dhe shërbeu si komandant kombëtar i DAV në 1983 dhe ’84, punë që e vazhdon deri më sot.

Ai u transferua në Seminole County në vitin 1989, duke u bërë mbikëqyrës i zgjedhjeve atje. Hayes, ndërkohë, ishte kthyer në Tennessee, duke punuar në ndërtimin dhe drejtimin e kamionëve përpara se të zhvendosej në Brevard County në vitin 1997 për të shpëtuar akullin dhe borën.

Ai kishte menduar për Joyner gjatë gjithë këtyre viteve, por nuk ishte kurrë i sigurtë nese donte të rishikonte kujtimet. “Gjatë gjithë kësaj kohe, desha ta falënderoj që më shpëtoi jetën”. Të dy ishin të rinj dhe të tmerruar. “Isha 200 metra larg tij”, tha mjeku Hayes. “Kam dëgjuar shpërthimin dhe u nisa drejtim prej nga më vinte zëri…Shpëthimi nuk ishte gjëja më e keqe që kam parë, por pasojat që la pas po”.

70 vjeçari nuk e mban mend shpërthimin, por vetë kur më vonë ka parë trupin të ndarë. “Unë fillova menjëherë të bërtisja, doja të vdisja, sepse e pashë si isha katandisur”, tha Joyner. “Ky u përpoq të më nxjerrë nga gjendja e shokut. Më tha se unë kam shumë për të jetuar”.

Ai kujton Hayes duke i dhënë atij morfinë. Pas kësaj, ngjarjet bëhen të paqarta. Joyner e ka konsideruar veten gjithmonë me fat që ka mbijetuar, jo se nuk luftoi me disa nga kujtimet apo me zemërimin mbi lëndimet që mori. Por, falë udhëtimeve nëpër botë, bisedimeve frymëzuese, mbi zhvillimin e kurajos, ai ka arritur ta vlerësojë jetën më shumë.

“Unë kam humbur tre gjymtyrë – bum! Janë hedhur në erë. Por vetëm kjo gjë nuk shkon me mua. Sepse kam pasur një jetë të mirë”, tha ai.

Ishte Dennis ai që gjeti numrin e telefonit të mjekut dhe e ka telefonuar. Të dy kanë biseduar me telefon disa herë, por, u shprehën se nuk është e njëjtë gjë me komunikimin ballë për ballë. takimi përballë iu rikujtoi ngjarjen por edhe shperndau mirënjohje për gjestin fisnik të mjekut.

“Në sytë e mi, ti je një hero”, i tha Joyner.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.