Keni gurë në veshka? Studimi: Hypni në një slitë
15/09/2018 Shpërndaje

Keni gurë në veshka? Studimi: Hypni në një slitë

A po luftoni me gurët në veshka? Ky studim thotë se ju mund t’i largoni duke hypur në një slitë. Hulumtimi fitoi Çmimin Ig Nobel për Mjekësi.

Këtë vit, një profesor i Universitetit Shtetëror në Michigan mori çmim se zbuloi se të hypësh në një slitë rul ndihmon pacientët të kalojnë gurët në veshka me një normë suksesi prej 70%.

David Wartinger, një profesor në Departamentin e Specialiteteve Kirurgjikale Osteopatike, udhëhoqi një studim pilot dhe një studim të zgjeruar për të vlerësuar nëse historitë që ai po dëgjonte nga pacientët ishin të vërteta.

Studimi i tij pilot është botuar në Journal of the American Osteopathic Association. “Kisha pacientë që më thoshin se pasi hypën në një slitë të veçantë në Walt Disney World, kishin mundur të kalonin gurin në veshka”, tha Wartinger. “Madje një pacient me tha se kaloi tre gurë të ndryshëm pasi hypi disa herë”.

Kjo bëri që Wartinger të dilte dhe të testonte teorinë. Rezultatet e tij fillestare vërtetuan raportet e pacientëve.

Në studimin pilot, i ulur në fund të slitëve rrotulluese tregon se guri kalon me 64 përqind, ndërsa ulur në vendet e para kishte një përqindje suksesi prej 16 përqind, tha Wartinger.

Studimi i zgjeruar, u krye me Mark Mitchell. Ata gjetën rezultate edhe më të mira, ndërsa ishin ulur në pjesën e prapme të slitëve, shkalla e kalimit ishte rreth 70%. Ata gjetën gjithashtu që të dy studimet treguan një normë kalimi prej 100 përqind nëse gurët ishin të vendosur në dhomën e sipërme të veshkës.

Është vlerësuar se rreth 300,000 njerëz në vit shkojnë në urgjencë pasi vujnë nga gurët në veshka. Kostoja për trajtim mund të shkojë diku midis 5,000 deri në 10,000 $.

“Mënyra më e mirë për ta eliminuar potencialisht është të provoni të shkoni në një slitë rul pas një trajtimi kur mbetjet janë ende të vogla”, thote studiuesi. Ai shtoi se pacientët mund të provojnë të hypin në slitë një herë në vit, duke ndihmuar në përmirësim të shëndetit dhe duke minimizuar shpenzimet.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.