
Të 30-ët / Dy vëllezër që këndojnë çfarë i ndan apo i bashkon në talent e preferenca
Njëri pëlqen muzikën shqiptare. Quhet Panajot Hamzallari dhe është 25 vjeç. Ka nisur të luajë kitarë e të këndojë 10 vite më parë. Prej 5 vitesh performon edhe në lokale. Kryesisht luan serenata por nuk ndan edhe muzikën Rock.
Ndërsa vëllai i tij edhe pse është 19 vjeç e ka nisur i pari muzikën. 11 vite më parë nisi kurset e kitarës dhe talenti i tij u spikat shpejt.
Si vëllezër korçarë këndojnë shumë serenata por jo vetëm kaq. Rock & Roll është rryma e tij e preferuar.
Boni Hamzallari ka mbaruar liceun artistic Tefta Tashko Koço për kitarë dhe prej vitesh është vokalist.


Ata janë 2 prej të rinjve shqiptarë të talentuar dhe energjikë që spikatin për aftësi të ndryshme. Projekti të 30-ët ka kontribuar pikërisht për të nxjerrë në pah personazhe si ata që kanë vlera për shoqërinë dhe janë faktorë ndryshimi brenda mini-komuniteteve të tyre.
“Ky projekt/aktivitet organizohet në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 me mbështetjen financiare të Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.”
#tirana #youth #EuropeanYouthCapital2022 #EYC2022 #ActivateYouth #EuropeanYearOfYouth #NationalYouthCongress #CityOfTirana
© 2023, Pozitivi. All rights reserved.