Takimi Trump-Kim krahasohet me fjalimin që “ndryshoi botën”
14/06/2018 Shpërndaje

Takimi Trump-Kim krahasohet me fjalimin që “ndryshoi botën”

Takimi i Presidentit të SHBA Donald Trump me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un, shënohet në histori për hapjen e një kapitulli të ri të dy vendeve dhe dy kundërshtarëve të mëdhenj që për pak e çuan botën në prag të një konflikti bërthamor.

Theksi është vënë më shumë te rëndësia historike e takimit Trump-Kim duke e krahasuar me fjalimin e Presidentit Ronald Reagan të mbajtur 31 vjet më parë, ku kërkoi që udhëheqësi sovjetik Gorbaçov të shembte murin që ndante qytetin në Lindjen Sovjetike dhe Perëndimin Demokratik.

Në 12 qershor të 1987 presidenti amerikan, Ronald Regan, qëndroi te Porta e Brandenburgut në Berlin, duke  sfiduar sekretarin e përgjithshëm sovjetik, Mihail Gorbaçov, të shembë murin që ndante qytetin në Lindjen Sovjetike dhe Perëndimin Demokratik.

Thirrja sfiduese që Regan i bëri Gorbaçov u cilësua tejet provokuese, por kur në vitin 1989 muri i Berlinit u shkatërrua  perceptimi dhe gjykimi për fjalimin e kritikuar të Regan ndryshoi. Edhe sot e kësaj dite kujtohet si fjalimi që “ndryshoi botën”. Kështu është gjykuar edhe takimi mes Trump dhe Jung, të cilën hodhën një hap të shumëpritur.

Nga Ronald Reagan (më 12 qershor 1987)

Zoti Gorbaçov, shembeni këtë mur!

Njëzet e katër vite më parë, Presidenti John F. Kennedy vizitoi Berlinin, u foli njerëzve të këtij qyteti dhe botës në Bashki. Që nga ajo ditë edhe dy presidentë të tjerë kanë ardhur në Berlin. Dhe sot, personalisht, po bëj vizitën e dytë në qytetin tuaj.

Ne vijmë në Berlin, ne presidentët amerikanë, për shkak se është detyra jonë të flasim, në këtë vend lirie. Por duhet të rrëfej, tërhiqemi këtu nga gjëra të tjera gjithashtu: Nga ndjenja e historisë në këtë qytet, më shumë se 500 vjet i vjetër se kombi ynë; nga bukuria e Gruneëald dhe Tiergarten; po më shumë, nga kuraja dhe vendosmëria juaj. Ndoshta kompozitori Paul Lincke kuptoi diçka për presidentët amerikanë. Ashtu si shumë presidentë para meje, unë vij këtu sot për shkak se kudo që shkoj, çfarëdo që të bëj, Ich hab noch einen Koffer in Berlin, kam ende një valixhe në Berlin.

Mbledhja jonë këtu po transmetohet në të gjithë Evropën Perëndimore dhe Amerikën Veriore. E kuptoj se kjo po shihet dhe po dëgjohet edhe në Lindje. Për të gjithë ata që po na dëgjojnë në të gjithë Evropën Lindore, kam një fjalë të veçantë: Edhe pse nuk mund të jem me ju, ju drejtohem me fjalët e mia juve ashtu si dhe këtyre që janë këtu. Sepse bashkohem me ju, ashtu siç bashkohem me bashkëkombësit në Perëndim me këtë besim të patundur: Es gibt nur ein Berlin, ka vetëm një Berlin.

Prapa meje qëndron një mur që rrethon sektorët e lirë të këtij qyteti, pjesë e një sistemi të gjerë pengesash që ndajnë të gjithë kontinentin e Evropës. Nga Baltiku, jugu, ato pengesa presin Gjermaninë me një rrjetë telash me gjemba, beton, tufa qensh dhe kulla rojesh. Më në jug, ato mund të mos jenë të dukshme, as muri nuk duket. Por atje ka roje të armatosur dhe pika kontrolli po njësoj, ka kufizime për të drejtën për të udhëtuar, një instrument që i imponohet burrave dhe grave të zakonshme, vullnet i një shteti totalitar. Megjithatë, këtu në Berlin duket më mirë muri; këtu ku pret në mes qytetin, ku fotot dhe ekrani i televizionit ka fiksuar këtë ndarje brutale të një kontinenti në mendjen e botës. Qëndroj para portës Brandenburg. Çdo njeri është një gjerman, i ndarë nga bashkëkombësi i tij. Çdo njeri është një berlinez, i detyruar të shohë një njollë.

Presidenti Von Ëeizsacker ka thënë: “Çështja gjermane është e hapur për sa kohë që porta Brandenburg është e mbyllur”. Sot unë them: Për sa kohë që porta është e mbyllur, për sa kohë që kjo njollë prej muri lejohet të qëndrojë, nuk është vetëm çështja gjermane ajo që qëndron hapur, por çështja e lirisë e të gjithë njerëzimit. Por nuk vij këtu të ankohem. Pasi gjej në Berlin një mesazh shprese, madje dhe në hijen e këtij muri, një mesazh triumfi.

Aty ku katër dekada më parë kishte mbeturina, sot në Berlinin Perëndimor janë industritë më të mëdha të çdo qyteti në Gjermani, blloqe të zëna me zyra, shtëpi dhe apartamente të bukura,rrugë krenare dhe parqe të gjera. Aty ku dukej se kultura e një qyteti ishte shkatërruar, sot kemi dy universitete të mëdha, orkestra dhe opera, teatro të panumërta dhe muze. Aty ku kishte nevojë, sot ka bollëk, ushqim, veshje, automobila, të mirat e mrekullueshme të Ku’damm. Nga shkatërrimi, nga rrënojat, ju berlinezët keni ndërtuar në liri një qytet që edhe një herë renditet si një nga më të mëdhenjtë mbi tokë. Sovjetikët mund të kenë pasur plane të tjera. Por miqtë e mi, ishin disa gjëra që sovjetikët nuk i kishin marrë parasysh, Berliner Herz, Berliner Humor, ja, und Berliner Schnauze, zemrën e berlinezit, humorin e berlinezit, po, dhe schnauze-n e berlinezit.

Në vitin 1950, Krushovi paralajmëroi: “Ne do t’ju varrosim”. Por sot në Perëndim, ne shohim një botë të lirë që ka arritur një nivel prosperiteti dhe mirëqenieje të paparë në të gjithë historinë njerëzore. Në botën komuniste, ne shohim dështim, pengesa teknologjike, standarde në rënie të shëndeti, madje duan dhe gjërat më themelore, kanë pak ushqim. Madje sot, Bashkimi Sovjetik nuk mund të ushqejë veten. Pas këtyre katër dekadave, qëndron e gjithë bota para një konkluzioni të dukshëm: Liria çon në prosperitet. Liria zëvendëson urrejtjet e lashta mes kombeve me paqe. Liria është fitorja.

Dhe tani vetë sovjetikët mund ta kuptojnë, në një mënyrë të kufizuar, rëndësinë e lirisë. Dëgjojmë shumë nga Moska për një politikë të re reformash dhe hapjeje. Disa të burgosur politikë mund të jenë liruar. Lajmet e huaja nuk janë më të ndaluara. Disa sipërmarrje ekonomike janë lejuar të veprojnë me më shumë liri nga kontrolli i shtetit.

Mos janë të gjitha këto fillimi i ndryshimeve të thella në shtetin sovjetik? Apo janë gjeste qëllimi i së cilave është të rrisë shpresat e rreme të Perëndimit, apo të forcojë sistemin sovjetik pa e ndryshuar atë? Ne i mirëpresim ndryshimet dhe hapjen, pasi besojmë se liria dhe siguria shkojnë së bashku, se përparimi i lirisë njerëzore vetëm mund të forcojë kauzën e paqes botërore. Kjo është një shenjë që për sovjetikët do të ishte e pagabueshme, që do të përparojë gramatikisht kauzën e lirisë dhe paqes.

Sekretari i Përgjithshëm Gorbaçov, nëse kërkoni paqe, nëse kërkoni prosperitet për Bashkimin Sovjetik dhe Evropën Lindore, nëse kërkoni liberalizim: Ejani në këtë portë! Zoti Gorbaçov, hapeni këtë portë! Zoti Gorbaçov, shembeni këtë mur!

Gjatë këtyre katër dekadave, ashtu siç thashë, ju berlinezët keni ndërtuar një qytet të madh. E keni bërë këtë me gjithë kërcënimet, përpjekjet e sovjetikëve për t’ju imponuar shenjën e Lindjes, bllokadën. Sot qyteti lulëzon me gjithë sfidat që prezenca e këtij muri paraqet. Çfarë ju mban ju këtu? Ka shumë për të dhënë për qëndresën tuaj, për kurajën e patundur. Por unë besoj se ka diçka më të thellë, diçka që përfshin të gjithë pamjen dhe ndjenjat e Berlinit në tërësi, jo një ndjenjë të thjeshtë. Askush nuk do të jetonte një kohë të gjatë në Berlin pa u liruar nga iluzionet. Ekziston diçka që ka parë vështirësitë në Berlin dhe ka zgjedhur t’i pranojë, që vazhdon të ndërtojë këtë qytet të mirë dhe krenar në kontrast me prezencën totalitare që na rrethon, që refuzon të çlirojë energjitë njerëzore apo aspiratat. Diçka që ju flet me një zë të fortë pohimi, që i thotë “po” këtij qyteti, “po” së ardhmes, “po” lirisë. Me një fjalë, do të thoja se ajo që ju mban këtu në Berlin është dashuria, dashuria e thellë dhe e gjallë.

Faleminderit dhe Zoti ju bekoftë të gjithëve!

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.