Takimi i rastësishëm me një fëmijë bashkon vajzën me babain pas 21 vitesh
Një takim midis një vajze 21-vjeçare dhe një djali të vogël çoi në një ribashkimin emocional me babain e saj, i cili e kishte braktisur vajzën që në lindje. Historia e bukur qëndron si një testament për fuqinë e faljes.
Ileana Quintanilla u rrit nga gjyshërit, pasi nëna e saj lindi në moshën 16 vjeç dhe babai i saj u largua. Gjyshërit, pavarësisht nga kufizimet ekonomike, gjithmonë e mbushën Ileanën me dashuri.
Ajo shpesh u kërkoi atyre, dhe nënës së saj Doña Patricia, të njihte babain. Ku ka jetuar? Si ishte? Por, ata gjithnjë u përpoqën t’i shmangeshin pyetjeve të vajzës dhe tkur bëhej fjalë për të folur për të atin. Ajo arriti të mësonte se emri i tij ishte ‘Ernesto’ dhe se jetonte në komunitetin e La Tejanës.
Në zemrën e saj, gjithmonë kishte dëshirën ta njohë dhe në vend që ta fajësojë, donte t’i shprehte se sa i kishte munguar.
Pas viteve të vullnetarizmit në një organizatë të krishterë për të uriturit, Ileana u bë anëtare e stafit dhe udhëtoi nga komuniteti i saj në Ameya në komunitete të ndryshme rurale që ishin në varfëri dhe konflikte.
Ajo u mësoi njerëzve në fshatra për shëndetin dhe ndau vlerat e saj të krishtera gjatë drejtimit të programit të sponsorizimit të ushqimit lokal.
Pastaj, në 2018 ajo u dërgua në komunitetin e Tejano dhe u takua me një djalë i cili ishte regjistruar në program. Ai erdhi tek ajo për të marrë ndihmë në shkrimin e një letre ‘falenderimi’ për sponsorin e tij.
Zemra e saj u zhvendos nga ai fëmijë, i cili kishte të njëjtin mbiemer me të, dhe pas një çasti ajo e pyeti si ishte emri i babait të tij?
Fëmija u përgjigj: “Ernesto”.
Ajo e dinte se ky djalë ishte vëllai i saj i vogël, dhe e shkroi emrin e saj në krahun e fëmijës dhe i tha: “Tregoja këtë emër babait tënd dhe i thuaj atij se jam këtu”.
Brenda 30 minutash erdhi një burrë në një biçikletë dhe pyeti për të. Ajo doli për ta takuar në rrugë, dhe pyeti se kush po e kërkonte.
Ai u përgjigj: “Vajza ime”, dhe në atë moment, ëndrra e jetës së saj ishte realizuar. Thjesht tha: “Unë jam bija jote”.
Një përqafim i fortë dhe shumë lot i fshinë të gjitha vitet e ndarjes, pasi përqafimi komunikoi sa u kishte munguar njëri-tjetri.
Ajo më vonë u takua me vëllezërit e tjerë, dhe të gjithë familjen në anën e babait, dhe tani beson se, “Çdo gjë ndodh me një plan dhe një qëllim.”
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
