I kujtuan mamanë, këngëtari paguan faturën e  një grupi zonjash të moshuara
09/08/2018 Shpërndaje

I kujtuan mamanë, këngëtari paguan faturën e  një grupi zonjash të moshuara

Këngëtari Andy Grammer kohët e fundit ka paguar faturën për një grup zonjash të moshuara në një restorant në Hampton Beach, New Hampshire.

Fillimisht ai mendoi të largohej përpara se ata ta merrnin vesh se vaktet e tyre ishin paguar, por ndjeu një dëshirë për të thënë diçka para se të largohej. Kjo ndodhi kur ai e kuptoi se sa të lidhur jemi me njëri tjetrin.

Këngëtari dhe tekstshkruesi i “Honey, I’m Good” tha se kur ishte ulur në mëngjes në lokal vuri re një grup prej pesë zonash të moshuara. Prezenca e tyre i kujtoi mamanë, dhe se sa shumë i mungonte ajo.

“Isha ulur në mëngjes në Hampton Beach dhe nëpër restorant ishin pesë zonja të moshuara shumë të lezetshme”, shkroi Grammer në një postim në Facebook. “Unë nuk e di pse, por kjo bëri që mamaja ime të më mungojë fort dhe ndjeva një dëshirë të madhe për të marrë faturën e tyre. Unë nuk i njoh ato dhe nuk dua t’i shqetësoj, por vetëm e bëra këtë”.

Grammer tha se nuk po planifikonte t’i vinte në dijeni zonjat për gjestin e tij, por vendosi t’u tregonte sepse mendoi se do të dëshironin të dëgjonin se ai humbi mamanë. Dhe në fakt rezulton se kishte të drejtë.

 

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.