Shqipëria destinacion për turistët ‘kursimtarë’
Backpacking ose siç e quajmë shqip çanta e shpinës është një formë udhëtimi pjesë e turizmit të aventurës. Kjo iu jep lestësi udhëtimi rreth globit të gjithë të apasionuarve pas udhëtimeve, me një buxhet të përballueshëm.
Ajo përdoret nga të gjithë, duke nisur nga alpinistët, deri te vizitorët e shkretëtirave, por në ditët e sotme, është bërë më e larmishme, teksa të apasinuarit e ‘backpacking’ udhëtojnë nëpër qytete të mëdha.
Shqipëria, pikërisht në veri të Greqisë, e mbushur me forma nga më të ndryshme të turizmit, ka të gjitha mrekullitë mesdhetare të vendeve të tjera të zonës, në një kosto më të ulët. Nëse doni detet e kaltra, malet e larta dhe mijëra vjet histori, ngjituni dhe shkoni në këtë vend ballkanik.
Nëse keni dëshirë për të eksploruar Evropën, por nuk mund të përballoni koston e disa prej qyteteve të mëdha turistike, ju do të dëshironi të provoni Europën Lindore dhe Ballkanin. Në Tiranë, kryeqytet i Shqipërisë, mund të gjeni bujtina për nën 20 dollarë nata, dhe shumë prej muzeve dhe galerive të saj kanë hyrje të lirë. Sa për ushqim, mund të hahet në një restorant për rreth 5 dollarë vakt.
Shumica e turistëve përdorin buxhet ekonomik. Kjo për të kursyer para dhe për të përdorur gjëra sa më të thjeshta. Edhe pse nuk do të keni një pushim luksoz, mund të shihni disa pjesë të pazbuluara të qytetit dhe madje të shoqëroheni me disa vendas. Revista “The Travel” e ka listuar Shqipërinë si vendin që zgjidhet më së shumti nga turistët e çantave.
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
