
“Sunny Schools”: Faturat e energjisë elektrike në rënie, cilësia e arsimit në ngritje!
Shkollat e Tiranës dhe Elbasanit po bëhen pjesë e një një revolucioni të energjisë së pastër! Faturat e energjisë elektrike që do të jenë më të ulëta ose zero, dhe fondet e kursyera do të shkojnë drejtpërdrejt për të përmirësuar ambientet shkollore.

Në këtë përpjekje për të zvogëluar ndikimin e shkollave në mjedis dhe për të përmirësuar cilësinë e arsimit, 5 shkolla në qytetin e Tiranës dhe 5 në qytetin e Elbasanit kanë nisur një projekt inovativ me instalimin e paneleve diellore. Ky projekt, i quajtur “Sunny Schools,” synon të përdorë energjinë e diellit për të prodhuar elektricitetin e nevojshëm për këto institucione arsimore.
Rritja e ndërgjegjësimit
Projekti nuk ka vetëm një impakt financiar, por gjithashtu ka ndikim thelbësor në ndërgjegjësimin e nxënësve dhe mësuesve. Drejtoria e shkollës “Pal Engjëlli” dhe drejtori i Qendrës “Për Aksion Komunitar,” Ervis Daka, bëjnë të ditur se projekti synon të krijojë një mjedis më të pastër dhe të përmirësojë infrastrukturën e shkollave nëpërmjet një energjie tërësisht të siguruar nga burimet e diellit.

Drejtori i shkollës Bajram Curri, Genci Mosho, dhe presidentja e shkollës “Pal Engjëlli,” Alesia Musai, theksojnë se instalimi i paneleve diellore ka sjellë një ndryshim të ndjeshëm në mënyrën se si ngrohen shkollat e tyre. Ngrohja me rezistencë dhe kaloriferë është zëvendësuar nga një sistem i sofistikuar i paneleve diellore, duke siguruar një burim të qëndrueshëm të energjisë.
Përdorimi inovativ i fondeve të kursyera
Në intervistat e nxënësve, mësuesve dhe drejtorëve, një temë e përbashkët është përdorimi i fondit të kursyera nga faturat e energjisë elektrike për të investuar në infrastrukturën e shkollës. Ky koncept shërben si një model se si mund të shfrytëzohen përfitimet financiare për të përmirësuar cilësinë e arsimit dhe për të adresuar nevojat e tjera të shkollave, duke përfshirë rinovimin e pajisjeve dhe krijimin e mjeteve shtesë për nxënësit.

Në përfundim, drejtori i Qendrës “Për Aksion Komunitar,” Ervis Daka, pohon se projekti “Sunny Schools” ka arritur të përfshijë komunitetin dhe bashkitë lokale në përkrahje të kësaj nisme. Idea është e thjeshtë: Faturtat e energjisë elektrike që paguhen nga Bashkitë do të jenë më të ulta ose zero, dhe fondet e kursyera do të alokohen për investime të tjera të shumë kërkuara nga shkollat si ambiente, logjistikë apo laboratorë.
Në një periudhë kur sfidat mjedisore po shtohen, projekti “Sunny Schools” shërben si një shembull frymëzues për shkollat dhe komunitetet e tjera për të përdorur burime të qëndrueshme dhe për të ndikuar në zhvillimin e arsimit me një ndikim pozitiv në mjedis. Ky është vetëm fillimi i një udhëtimi të gjatë drejt shkollave të energjisë së pastër dhe arsimit inovativ. Projekti “Sunny schools” shtrihet në: 5 shtete të Ballkanit perëndimior 17 bashki 46 shkolla publike.
© 2023, Pozitivi. All rights reserved.