Grupi Fanfara Tirana performon në krah të artistëve botërorë në RAI Uno
Grupi muzikor Fanfara Tirana ka interpetuar tek “1,2,3 Fiorella” në hapjen e sezonit dimëror në televizionin publik italian Rai 1. Grupi shqiptar do të ngjiten në “One ëoman shoë” emission i drejtuar një nga kantautoret më të mëdha italiane Fiorella Manoia,
Fanfara Tirana janë ngjitur në një skenë me artistë botërorë si Ligabue, Gianni Morandi, Enrico Ruggeri, duke dhënë një interpretim të shkëlqyer përpara audiencës. Në 2002 Fanfara ka hedhur hapat e parë duke ndërthurur muzikën tradicionale shqiptare me muzikën jazz, dub dhe rryma popullore ballkanase.
Lindi fillimisht si degë e Bandës së Ushtrisë Shqiptare duke u bërë i njohur më vonë në festivalet ndërkombëtare ku performanca si Roskilde, Sziget, ËOMAD, ËOMEX si edhe në festivalin më të madh të literaturës në botë në Jaipur (Indi) dhe turne në shumë shtete të botës mes të cilëve në Kinë, Marok, Spanjë, Gjermani, Hollandë, Belgjike etj.
© 2017, Pozitivi. All rights reserved.
