Sporti kundër luftës, tenisti i njohur- kolegut ukrainas: Më thuaj si mund të të ndihmoj
Sporti është solidarizuar me Ukrainën në këto ditë të vështira. Disa sportistë do i dhurojnë fondacionit “Ukraina” cmimin në para si e klasifikuara e dytë më turneun e Lion – 14.500 euro, Dajana Jastremsk, e cila u arratis nga Odesa një javë më parë me motrën e vogël. Mes lotësh ajo tha se paratë do i dhuronte për të mbështetur atdheun e saj. Dhe sportisti italian Aldo Montano – martuar me një kolege ruse – i bëri apel një grupi kampionësh të sportit dhe personazheve të spektaklit duke aktivizuar një mbledhje fondesh.
Edhe tenisti serb Novak Gjokovic i ka ofruar ndihmën e tij kolegut ukrainas Stkovski i cili është bërë pjesë e ushtrisë ukrainase në mbrojtje të atdheut të tij kundër sulmit rus. Ka qenë sportisti ukrainas ai që e ka publikuar bisedën mes të dyve.
“Po mendoj për ty…shpresoj që cdo gjë të qetësohet sa më shpejt. Më thuaj ku mund të të dërgojë një ndihmë, një ndihmë financiare apo të cfarë do lloji.” Është ky mesazhi i solidaritetit dërguar nga tenisti serb Novak Gjokovic kolegut të tij ukrainas Sergi Stakovski, i cili vendosi të rikthehej në atdhe për t’u bërë pjesë e ushtrisë pas shpërthimit të konfliktit Ukrainë – Rusi. Gjesti i Gjokovic vjen në një moment ku Beogradi është i vetmi kryeqytet në të cilin janë mbajtur manifestime në mbështetje të presidentit rus Putin.
Gjjokovic e ka shfaqur që në fillim mbështetjen e tij ndaj Stakovskit i cili publikoi në profilin e tij Instagram tekstin e dialogut në Uhatsap me lojtarin serb. “Nole faleminderit shumë, po, jam në fushëbetejë, Kievi është i qetë,” i përgjigjet ukrainasi. Të dielën ai tregoi në një intervistë zgjedhjen për t’u bërë pjesë e ushtrisë, si kanë bërë dhe shumë sportitë të tjerë ukrainas. “Nuk jam një ushtar u shpreh ai, nuk kam mbajtur asnjëherë një pistoletë dhe nuk i kam qëlluar askujt. Por nëse do më duhet ta bëj, do e bëj!”
I pyetur nëse kishte frikë ai theksoi: Sigurisht që kam frikë. Vetëm idiotët nuk kanë frikë në këtë situatë”.
Historia e rekrutimit të Stakhovski në ushtri bëri xhiron e botës disa ditë më parë. Ai ka qenë numri 31 në botë ndër tenistët më të mirë në 2010-ën. Ai u tërhoq nga sporti në fillim të 2022-shit në moshën 36 vjecare, pas një humbjeje në kualifikimet e Aus Open.
/Pozitivi.org
© 2022, Pozitivi. All rights reserved.
