FSHF/ Cikalleshi vazhdon të shkëlqejë në superligën turke
05/04/2022 Shpërndaje

FSHF/ Cikalleshi vazhdon të shkëlqejë në superligën turke

Sulmuesi i kombëtares shqiptare Sokol Cikalleshi vazhdon të shkëlqejë në Turqi. Sulmuesi ishte protagonist përsëri me ekipin e Konjaspor teksa arriti të shënojë një gol në fitoren 3 me 0 ndaj Goztepe. Cikalleshit i mjaftuan vetëm 6 minuta lojë për të zhbllokuar sfidën. Sulmuesi dribloi mjaft mirë mbrojtësin kundërshtar duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij. Për shqiptarin, ky ishte goli i dhjetë sezonal ndërsa vijon të udhëheq sulmin e Konjasporit.

Po kush është Sokol Cikalleshi?

Cikalleshi që prej 2017 është duke kaluar një moment të mirë në karrierën e tij, pas makthit në fazën e parë te Bashaksehiri. Ai është një kampion golash që numëron rreth 100 goditje të suksesshme në fushën e kundërshtarit.

Sokol Cikalleshi  ka lindur në Kavajë dhe e nisi karrierën e tij me klubin e qytetit Besa. Ai bëri debutimin e tij si profesionist me skuadrën e parë në moshën 17 vjeç në ndeshjen e javës së fundit të sezonit 2007–08 kundër Teutës, duke hyrë si zëvendësues në pjesën e dytë me Besën që fitoi 5–3. Cikalleshi ishte rregullisht pjesën e ekipit të parë në sezonin e ardhshëm dhe njëkohësisht luante edhe me ekipin nën-19, ku ishte edhe kapiten. Ai regjistroi 10 ndeshje në kampionat gjatë sezonit 2008–09, 8 prej të cilave si titullar. Në sezonin 2009–10, ai ishte pjesë e sulmit të ekipit së bashku me lojtarët me përvojë si Daniel Xhafaj, Vioresin Sinani dhe Bledar Mançaku. Më 29 gusht 2009, Cikalleshi shënoi golin e parë si profesionist në fitoren 2–1 në transfertë ndaj Shkumbinit. Ai shënoi dy gola në 27 ndeshje në kampionat në sezonin 2009–10, me Besën që u rendit në vendin e dytë mbrapa Dinamos. Pavarësisht kësaj, ata arritën të fitonin Kupën e Shqipërisë për herë të dytë në histori; ky ishte trofeu i parë i Cikalleshit në karrierë. Ai dhuroi kontributin e tij në suksesin në kupë, duke shënuar dy herë në tetë paraqitje, përfshirë edhe golin e fitores në gjysmë-finalen ndaj Shkumbinit, që dërgoi Besën në finale, ku ata mposhtën Vllazninë. Cikalleshi shfaqi një formë të mirë sportive në pjesën e parë të sezonit 2010–11, duke shënuar 6 gola në 15 ndeshje, gjë që tërhoqi vëmendjen e disa klubeve evropiane në merkaton e dimrit.

Tashmë ai luan si sulmues për klubin turk Akhisar Belediyespor dhe kombëtaren shqiptare. Ai bëri debutimin si profesionist në vitin 2007 me klubin e qytetit të tij të lindjes, Besa, dhe në vitet në vazhdim pati disa periudha të shkurtër si i huazuar me klubet shqiptare Skënderbeu dhe Tirana si dhe me Incheon United në Korenë e Jugut. Në vitin 2013 ai u bashkua me Kukësin dhe shënoi 22 gola në të gjitha kompeticionet gjatë sezonit 2013–14, duke fituar kështu thirrjen e parë nga Shqipëria si dhe një transferim në Kroaci te Split.

Cikalleshi luajti vetëm një sezon në Kroaci para se të kalonte në Turqi në vitin 2015. Ai luajti fillimisht me İstanbul Başakşehir, por pati edhe disa periudha qëndrimi me Akhisar Belediyespor dhe Osmanlıspor. Ai e shpenzoi pjesën e parë të sezonit 2018–19 në huazim tek Göztepe në ligën e parë, para se në janar 2019 të rikthehej tek Akhisar në elitë.

Në lojtar i kombëtares, Cikalleshi u thirr për herë të parë në ekip nga Gianni De Biasi në maj 2014. Më përpara, ai ka luajtur me ekipet e moshave, respektivisht me nën-19, nën-20 dhe nën-21. Ai ishte një nga 23 lojtarët që përfaqësuan Shqipërinë në UEFA Euro 2016.

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.