Pandemia e Covid 19 dhe ndikimi në jetën e personave me aftësi të kufizuara
30/05/2020 Shpërndaje

Pandemia e Covid 19 dhe ndikimi në jetën e personave me aftësi të kufizuara

Pandemia globale Covid 19 preku Shqipërinë në 9 mars 2020. Menjëherë qeveria shqiptare vendosi mbylljen e çdo aktiviteti në vend. Çerdhet, shkollat, universitetet, qendrat e shërbimeve për fëmijët u mbyllën. Edhe qendrat që ofrojnë shërbim për personat me aftësi të kufizuar u mbyllën. Qindra fëmijë me aftësi të kufizuar u detyruan të ndërpresin terapitë dhe të izolohen në shtëpi. Terapia kaloi online për të gjithë fëmijët e PAK, nga ku nisën vështirësitë e parë. Por në kushtet kur familjet nuk kishin mundësi për mësim online, prindërit u kthyen në “terapistët” e fëmijëve të tyre. Nisën pasojat për ecurinë e fëmijëve me aftësi të kufizuar. Nuk merrnin terapinë në mënyrë profesionale dhe avancimi i mëtejshëm ishte thuajse i pamundur. Qëllimi i të gjithë qendrave ishte ruajtja e rezultateve të arritura deri me ardhjen e pandemisë. Shqetësimi për fëmijët gjatë pandemisë u ngrit edhe nga UNICEF. Fëmijët në rrezik të shtuar gjatë pandemisë ndaj: • Abuzimit, • Neglizhimit, • Shfrytëzimit dhe dhunës përballë masave të intensifikuara për mospërhapjen – UNICEF

© 2020, Pozitivi. All rights reserved.