Amila Ismolli, blogerja e vogël që imiton personazhet e njohur
E vogël në moshe por është kthyer në një fenomen Instagrami Amila Ismolli është bërë e njohur përmes fotove në llogarinë e saj në instagram. Ajo ka zgjedhur të sjell personazhet e famshëm shqiptare dhe të huaj duke imituar në daljet e tyre të rëndësishme. Për portalin pozitivi.org mamaja e Amilës, Ladiola Ismolli në profesion kimiste na ka treguar më shumë se si lindi ideja që Amila e vogël të kishte llogarinë e saj në Instagram.
Amila është kthyer në fëmijët fenomen të Instagramit, si lindi ideja për të hapur një profil Instagrami për Amilen?
Nuk kishim një ide të mirë menduar. Amila bëri një set fotografik nga fotografia Fjoralba Maliqi. Fotot u postuan në faqen e saj. Fotot u pëlqyen dhe u komentuan shumë edhe nga personazhet e njohur. Këtu nisi diskutimi për një faqe blogu.
E kishit menduar që do kishte gjithë këtë vëmëndje në mediat sociale?
Në fillim nuk e menduam, as e kishim imagjinuar që do arrinim këtu.Mbas asaj faqje fshihet një punë shumë e madhe dhe shumë orë përgatitje, por Amila i realizon këto video me shumë dashuri dhe përkushtim duke pasur dhe rezlutatet e punës shumë të kënaqshme.
Cilët janë personazhet që Amila i ‘imiton’ më shumë?
Amila imiton cdo personazh mjafton që personazhet të kenë një foto plot aksesore. Pastaj cdo gjë e realizojmë ashtu sic është orgjinalia.
Cilët kanë qënë reagimet e personazheve që Amila ka zgjedhur ti sjell në profilin e saj?
Reagimet janë pozitive duke qënë se ideja për të imituar ishte goxha e lezetshme. Disa e ripostojnë në story ose në feed. Ka personazhe (këngëtare) që e kanë pëlqyer shumë dhe e kanë bërë pjesë të projekteve të tyre. Xheisara është një nga ato e cila e ka bërë pjese të dy projekteve të saj muzikore, njërin prej të cilit e presim të dalë këto ditë.
Në cfarë klase është Amila dhe si shkon me mësime?
Amila mbaroi klasën e parë në Liceun Artistik “Jordan Misja“ Mbarimi i këtij viti shkoi shumë mirë, me rezultate maksimale të shoqëruara me Fletë lavdërimi dhe disa cmime duke qënë se Amila studion edhe piano.
Cilët kanë qënë reagimet e personazheve që Amila ka zgjedhur ti sjell në profilin e saj?
Mund të duket e habitshme por Amila nuk ka asnjë kontakt me Instagramin. Sigurisht është në dijeni të fotove që bëjmë, por vetëm kaq.
Cili është reagimi i Amiles kur sheh që ka shumë njerëz që e ndjekin dhe e pëlqejnë?
Nuk diskutojmë asnjëherë për numrin e ndjekësve, sa herë që na përshendesin në kafe ose në rrugë i thonë që e njohin nga Instagrami dhe ajo kënaqet… Sidomos nga faqet që i dërgojnë dhurata.
Cila është këshilla që i ke dhënë ti Amilës?
Për momentin nisur nga mosha e saj këshilla ime është vetëm të lexoje libra dhe të ushtroje mësimet e pianos. Për sa i përket aspektit social keshill + urdhër: Mos fol kurrë me njerëz të panjohur
Këto jane ato kryesoret sepse cdo ditë këshillohet dhe kritikohet edhe për gjëra të tjera. (sjellja, veshje, ushqimi,etj)
#instagram #piano
© 2022, Pozitivi. All rights reserved.
